34 zakone të mira që prindërit duhet t’ua mësojnë fëmijëve

    Fëmijët gjithë jetën i kanë sytë nga prindërit. Ata janë një pikë reference, janë si një guidë që i mëson të bëjnë zgjedhjet e duhura, të ndajnë të drejtën nga e gabuara. Duke u rritur, fëmijët imitojnë sjelljet prindërore, prandaj duhet t’u mësoni zakone të mira që të shërbejnë si baza të forta morale.

    1. Ushqyerja e shëndetshme

    Këshillë për prindërit: Bëjeni ushqimin me shumë ngjyra.

    Fëmijët janë të prirur të pëlqejnë ushqimet e shpejta, të skuqurat, ëmbëlsirat, çokollatat. Për ta bërë sa më tërheqës ushqimin e shëndetshëm të shtëpisë, kombinojini ato bukur me një larmi ngjyrash.

    1. Aktiviteti fizik

    Këshillë për prindërit: Mos inkurajoni qëndrimin ulur, lëvzini shpesh.

    T’i lejosh fëmijët të qëndrojnë ulur ose shtrirë në divan mund të jetë një nga gabimet më të mëdhaja si prind.

    Pasojat e një jete sedentare:

    • Obeziteti;
    • Probleme me gjumin;
    • Çrregullime të vëmendjes;
    • Probleme sociale dhe emocionale.
    1. Fokusohuni në përshkrimin e ambalazhit të produkteve ushqimore, jo te figurat

    Këshillë për prindërit: Inkurajojini fëmijët të lexojnë dhe kuptojnë përshkrimin e ushqimeve.

    Ndërgjegjësojini fëmijët që të lexojnë vlerat ushqyese të produkteve që blejnë. Nëse e fitojnë këtë zakon, do ta kenë përgjithmonë.

    1. Shijojini vaktet bashkë si familje

    Këshillë për prindërit: Bëjeni prioritet ta hani darkën bashkë.

    Me ritmin e jetës së ditëve të sotme, është e vështirë që të gjejmë kohë për ta kaluar të gjithë bashkë si familje. Mund të jetë gati e pamundur që t’i hani të gjitha vaktet bashkë, por përpiquni që në darkë të jeni të gjithë në shtëpi rreth tryezës, jo vetëm për të shijuar darkën, por për të folur rreth ditës suaj, për të ndarë ide mendime etj.

    Përfitimet:

    • Fëmijët ndihen mirë dhe të përfshirë në familje.
    • Fëmijët mësojnë zakone të mira të të ngrënit.
    • Lidhjet familjare përforcohen.
    1. Hidratim i shëndetshëm

    Këshillë për prindërit: Pini ujë, jo pije.

    Duhet t’i mësoni fëmijët me rëndësinë e konusmit të ujit e jo pijeve të tjera. Thjesht shpjegojini atyre gjithë përfitimet shëndetësore nga pirja e ujit dhe sëmundjet që parandalon.

    1. Pastroni atë që bëni rrëmujë

    Këshillë për prindërit: Promovoni një ambient të mirëorganizuar për rritjen e fëmijëve.

    Pastërtia është një nga gjërat me të cilat fëmijët duhet të mësohen që shumë të vegjël. Filloni duke organizuar mirë gjërat rreth tyre.

    1. Bëhuni të përgjegjshëm me paratë

    Këshillë për prindërit: Caktojini një buxhet fëmijëve.

    Sapo fëmija të fillojë të përdorë paratë dhe të blejë vetë gjëra në dyqan, duhet t’u mësoni atyre vlerën e parave. Mund t’i mësoni fëmijët të kuresjnë duke ju thënë një shumë të caktuar parash për një kohë të caktuar, ose duke përdorur arkat e vogla të kursimit.

    1. Të ndajnë të mirat materiale

    Këshillë për prindërit: Filloni duke i ndarë në shtëpi.

    Fëmiëjt duhet të mësojnë vlerat e objekteve që posedojnë dhe të jenë mjaftueshëm modestë për t’i ndarë ato me personat që nuk janë në gjendje t’i kenë.

    1. Të mos hedhin mbeturina në vende publike

    Këshillë për prindërit: Mbani me vete qese për të hedhur mbeturinat në rastet kur nuk keni kosh afër.

    Rritini fëmijët si qytetarë të përgjegjshëm dhe të civilizuar. Ata nuk duhet të mbrojnë vetëm gjërat e tyre, por edhe pronën e përbashkët. Kjo i bën njerëz më të mirë.

    1. Të jenë të sjellshëm

    Këshillë për prindërit: Trajtojini të tjerët siç do të donit t’ju trajtonin me respekt dhe mirësjellje.

    Të qenit i sjellshëm është një virtyt i që e adhuron kushdo. Mësojini fëmijët t’i trajtojnë njerëzit me respekt, qofshin të mëdhenj në moshë apo të vegjël. Mësojini që duhet të jenë të sjellshëm edhe ndaj dikujt që ndoshta nuk e pëlqejnë.

    1. Të jenë të paanshëm

    Këshillë për prindërit : Inkurajoni shoqërinë e tyre më fëmijë të kulturave të ndryshme.

    Fëmijët lindin të pafajshëm dhe të panashëm. Detyra juaj si prind është që t’i rrisni pa qenë diskriminues ndaj atyre që janë ndryshe.

    1. Të mos dëmtojnë kafshët dhe zogjtë

    Këshillë për prindërit: Tregojini fëmijëve dokumetarë dhe shfaqje televizive me kafshë.

    Fëmijët ekzaltohen shumë nga kafshët dhe shpendët. Disa mund të ndihen të tërhequr, disa të frikësuar, disa tentojnë të mbrohen. Duhet t’i edukojmë fëmijët me idenë se ato janë qenie të gjalla dhe mund të ketë marrëdhënie miqësore me ta.

    1. Të mos kritikojnë ose bëjnë bullizëm ndaj të tjerëve

    Këshillë për prindërit: Gjithmonë trajtojini gabimet dhe defektet me konstruktivitet.

    Kritikat mund t’i mirëedukojnë ose keqedukojnë fëmijët.  Në moshë të vogël, jo të gjithë e kanë aftësinë që t’i marrin kritikat poztitivisht. Për këtë arsye prindërit duhet t’i mësojnë që të vegjël duke i thënë butë dhe me edukatë gjërat që nuk pëlqejnë tek dikush.

    1. Jini të ndershëm

    Këshillë për prindërit: Mos i gënjeni kurrë fëmijët, përpiquni të jeni sa më të vërtetë të jetë e mundur.

    Ndershmëria është një nga vlerat më të rëndësishme të një njeriu dhe ju si prindër jeni modeli më i mirë dhe shembulli i tyre.

    1. Durimi dhe këmbëngulja

    Këshillë për prindërit: Inkurjaojini fëmijët të kujdesen për kopshtin ose të gatuajnë.

    Në botën e sotme shumë stresuese paqja është ajo që kërkojnë të gjithë dhe njerëzit që kanë durim janë gjtihmonë në paqe me veten. Transmetojeni këtë ndjenjë që herët tek fëmijët tuaj që ata ta kultivojnë për të ardhmen.

    1. Jini mirënjohës

    Këshillë për prindërit: Kultivoni zakonin për t’u lutur dy herë në ditë.

    Mësojini fëmijët të jenë mirënjohës dhe falënderues për çdo gjë që kanë, e madhe apo e vogël qoftë ajo.

    1. Larja e duarve

    Këshillë për prindërit: Mësojini fëmijët rreth sëmundjeve që mund t’i prekin nëse mbajnë duart të palara.

    Mësojini fëmijët të lajnë duart para dhe pas çdo gjëje që hanë, pasi shkojnë në tualet, pasi prekin kafshët etj. Tregojini atyre se larja e duarve parandalon gripin, infeksionet, të ftohtin etj.

    Duhet t’u mësoni fëmijëve këto rregulla bazë:

    • Lani duart para dhe pasi hani ose pasi luani me objekte të ndryshme.
    • Përdorni peshqirë të pastër e të thatë për të fshirë duart.
    • Lajini duart me sapun antibakterial.
    1. Lani dhëmbët dy herë në ditë

    Këshillë për prindërit: Lajini dhëmbët bashkë.

    Higjiena orale është shumë e rëndësishmë dhe duhet të mësohet që në fëmijërinë e hershme.  Zakonisht fëmijët përtojnë të lajnë dhëmbët, por inkurajojini duke  i larë dhe ju bashkë me ta.

    • Lajini dy herë në ditë, çdo ditë.
    • Bëni gargarë.
    • Pastrojini me fillin dentar.
    • Mos e ndani me askënd furçën e dhëmbëve.
    1. Pastroni veshët

    Këshillë për prindërit: Bëjeni pjesë të rutinës pas dushit.

    Veshët janë ndër organet kryesore të trupit tonë. Nëse e neglizhoni pastrimin e tyre mund të shkaktoni përveç sikletit edhe infeksione të ndryshme. Teksa rriten mund t’i mësoni fëmijët t’i pastrojnë vetë veshët.

    1. Dushi çdo ditë

    Këshillë për prindërit: Lahuni dy herë në ditë gjatë verës.

    Dushi është një nevojë bazike për njerëzit e të gjitha moshave. Është gjëja e parë që duhet të bëni çdo mëngjes pasi zgjoheni.

    1. Mbani flokët të pastër

    Këshillë për prindërit: Mësojini fëmijët si të tregojnë kujdesin e duhur për flokët.

    Fëmijët kanë nevojë të kenë flokë të pastër. Floku dhe skalpi i kokës mund të bëhen pis ndërkohë që fëmijët luajnë jashtë.

    1. Mbajini thonjtë të shkurtër

    Këshillë për prindërit: Shpjegojini fëmijëve se thonjtë e gjatë transportojnë baktere në organizëm.

    Fëmiëjt shpesh i fusin duart në gojë dhe për këtë arsye thonjtë duhet të jenë të pastër. Mënyra më e mirë për t’iu siguruar që thonjtë janë të pastër është duke  i prerë, pasi sa më të gjatë, aq më shumë pisllëqe grumbullojnë.

    1. “Të lutem”, “Faleminderit”, and “Më fal”

    Këshillë për prindërit: Përdorini këto fjalë sa më shpesh që të mundeni me fëmijët dhe në prani të tyre.

    Duhet t’i mësoni këto tri fjalë magjike fëmijëve, të cilat do t’i shërbejnë për të tejkaluar shumë situata me lehtësi në jetë. Duke përdorur këto fjalë ata do të jenë të respektuar në shoqëri.

    1. Të ndihmojnë të tjerët

    Këshillë për prindërit: Inkurajojini fëmijët të bëjnë diçka të mirë për dikë çdo ditë.

    Rriteni fëmijën me frymën e të ndihmuarit të të tjerëve. Inkurjaijni që gjithmonë t’i japin një ndihmë atyre që janë në nevojë. Mënyra më e mirë për t’ja mësuar këtë fëmijëve është duke dhënë shembullin tuaj.

    1. Mbani një qëndrim poztiv

    Këshillë për prindërit: Tregoni optimizëm.

    Fëmijët janë të ndjeshëm dhe mërziten shpejt nëse gjërat nuk shkojnë siç duan ata. Është e rëndësishme të flisni me ta, të mos injoroni ndjenjat e tyre, t’ i tregoni se i kuptoni duke mos i bërë të mendojnë se ajo që ndodhi është negative. Shpjegojini se të tilla situata janë normale dhe kalimtare.

    1. Kaloni kohë me shokët

    Këshillë për prindërit: Lini orare për të luajtur në fundjavë.

    Fëmijët mësojnë vlera të rëndësishme si socializmi, bashkëpunimi, zggjidhja e probleme dhe puna në grup duke qenë me shokë. Duke u rritur shokët bëhen pjesë shumë e rëndësishme e jetës dhe me një ndikim të madh në formimin e karakterit.

    1. Mos e neglizhoni mëngjesin

    Këshillë për prindërit: Sigruohuni ta nisni ditën me vlerat e duhura ushqyese.

    Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm për të gjitha moshat, sidomos për fëmijët që shkojnë në shkollë. Mund t’i jepni ushqime të pasura me fibra pasi ulin rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

    1. Sjellja në tryezë

    Këshillë për prindërit: Fillojeni shpejt dhe inkurajoni pavarësinë.

    Pas një moshe të caktuar, fëmijët këmbëngulin të hanë vetë. Ata mund të kenë vështirësi në fillim, por ju duhet t’i inkurajoni ta provojnë dhe t’i ndihmoni.

    1. Leximi çdo ditë

    Këshillë për prindërit: Bëjeni pjesë të rutinës përpara gjumit.

    Mënyra më e mirë për të ngjallur dashurinë e fëmijëve për leximin, është ta bëni pejsë të argëtimit dhe gjumit të fëmijëve. Zgjidhni librat e përshtatshëm për ta dhe lexojani çdo natë para se t’i vini në gjumë.

    1. Vlerësojeni kohën

    Këshillë për prindërit: Inkurajoni përpikmërinë.

    Të gjithë e dimë shphejen “Koha është flori”, prandaj duhet t’i mësojmë fëmijët të jenë sa më produktivë me kohën pa e shpërdoruar atë. Duhet gjithashtu t’i mësojmë të jenë në orar, të ndjekin oraret e përcaktuara ditore, javore etj.

    1. Të flenë në orar

    Këshillë për prindërit: Vendosni një orar të rregullt.

    Gjumi është faktor kyç për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Gjumi ndihmon trupin të rikuperojë gjithë energjinë e harxhuar gjatë ditës.

    • Vërini në gjumë herët fëmijët dhe qëndroni me ta, prania juaj do t’i bëjë të ndihen të qetë e të sigurtë.
    • Flini çdo ditë në të njëjtin orar.
    • Mos i lini të flenë më shumë se ç’duhet.
    1. Pranoni humbjen

    Këshillë për prindërit: Mbështetini fëmijët në dështimet e tyre.

    Fëmijët trishtohen kur humbasin. Është detyra juaj si prind t’i mbështesni dhe t’i motivoni ta marrin dështimin si shtysë për t’u përmirësuar në të ardhmen.

    1. Punoni shumë

    Këshillë për prindërit: Mësojini fëmijët se nuk ka rrugë të shkrutra për suksesin në jetë!

    Mësojini fëmiëjt me rëndësinë e të punuarit shumë. Bëhuni mbështetja e madhe në talentin e tyre dhe inkurjojini të jenë të dedikuar ndaj asaj që duan të bëjnë.

    1. Mos pini cigare, alkool dhe drogë

    Këshillë për prindërit: Hiqni dorë ju si prindër dhe fëmija do të ndjekë shembullin tuaj.

    Zakone të tilla ndikohen shumë nga historia familjare. Jepini shembullin më të mirë fëmijës suaj. Jini prezentë në çdo moment të jetës së fëmijës për t’i mbështetur dhe për të qenë në komunikim të vazhdueshëm.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë duhet të bëjë prindi për të ndihmuar fëmijën të flasë?

    Lajmi i rradhës

    RMV | Mbi 220 mijë persona të vaksinuar me dozën e dytë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë