Çfarë duhet të bëjë prindi për të ndihmuar fëmijën të flasë?

    Në momentin që fëmija fillon të zhvillojë të folurin fjalët që ju thoni për të marrin një tjetër rëndësi. Kjo do të përbëjë bazën e të mësuarit të gjuhës: të kuptuarin (i cili zhvillohet më parë) dhe të folurin (më i vonshëm në zhvillim).

    Ju mund ta ndihmoni bebin t’i zhvillojë të dyja duke vepruar si më poshtë:

    • Flisni ngadalë. Kur bebi përpiqet që të kuptojë një gjuhë të ngatërruar, të folurit e shpejtë do ta vështirësojë punën e tij.
    • Përqendrohuni tek fjala. Ndërsa bisedoni me bebin, vendosni theksin tek fjalët që janë më kuptimplota në fjali.
    • Kujdesuni që të komentoni përemrat. Përemrat janë akoma një kategori fjalësh që e ngatërrojnë bebin, ndaj kushtojini rëndësi atyre, duke thënë ” Ky është libri i mamit” dhe ”kjo është kukulla e Anës”.
    • Ndërtoni një repertor me këngë dhe vjersha. Ndoshta ju mund t’ju duket pa kuptim që të përsërisni çdo ditë, apo disa herë në ditë të njëjtën këngë. Përkundrazi për bebin kjo është shumë e bukur dhe diçka prej së cilës ai mëson shumë.
    • Përdorni librat. Bebi nuk është akoma gati për të dëgjuar historira, por rima e thjeshtë e librave me vjersha apo figurat e bukura mund të tërheqin vëmendjen e tij. Bëni shumë pyetje të tilla si: “ Ku është qeni?” dhe shumë shpejt bebi do t’ju habisë duke vënë gishtin mbi figurën e duhur.
    • Prisni për një përgjigje. Megjithëse bebi ende nuk flet, ai mund të ketë gati një përgjigje ndaj asaj që ju i keni thënë apo kërkuar, edhe pse kjo mund të jetë vetëm një britmë gëzimi, kur ju i thoni që do të ulet tek karroca e tij për të luajtur.
    • Jini “urdhërues”. Është e rëndësishme për bebin që të fillojë të mësojë komanda të thjeshta si: “puthe gjyshen”, “bëj paçim”, “jepja mamit kukullën”. Mbase jo që herën e parë do të japë një përgjigje të saktë, por mos e mërzisni bebin dhe veten tuaj. Përkundrazi ndihmojeni atë të kuptojë atë që i keni thënë dhe që ta kryejë veprimin që i keni kërkuar.

    Lajmi Paraprak

    Ngjyrat që ju duhen për dhomën e fëmijëve, kuptimi psikologjik

    Lajmi i rradhës

    34 zakone të mira që prindërit duhet t’ua mësojnë fëmijëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë