Cili është ndryshimi midis goditjes dhe drobitjes nga i nxehti?

    Për të parandaluar sëmundjet që lidhen me nxehtësinë, qëllimi është të mbani trupin të freskët.

    Sipas të dhënave, temperaturat mbi mesataren ose moti jashtëzakonisht i lagësht, vret çdo vit njerëz në të gjithë botën.

    Prandaj është e rëndësishme të dini se si të shmangni sëmundjet e lidhura me nxehtësinë. 

    AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh rreth simptomave dhe trajtimeve, të goditjes dhe drobitjes nga nxehtësia.

    Çfarë është goditja nga i nxehti?

    Goditja nga i nxehti, që quhet edhe goditja nga dielli, është sëmundja më e rëndë e lidhur me nxehtësinë. 

    Kjo ndodh kur temperatura e trupit shkon deri në 39 gradë celsius ose më lart, dhe konsiderohet si një urgjencë mjekësore kërcënuese për jetën.

    Nëse nuk trajtohet menjëherë, goditja nga dielli mund të dëmtojë:
    trurin dhe sistemin nervor
    sistemin e qarkullimit të gjakut
    mushkëritë
    mëlçinë
    veshkat
    aparatin tretës
    muskujt

    Goditja nga i nxehti mund të fillojë me simptoma kërcënuese për jetën, të cilat mund të përkeqësohen me shpejtësi, duke përfshirë:

    temperaturë e lartë
    lëkurë e nxehtë dhe e thatë
    rrahje të shpejta të zemrës
    konfuzion
    humbje të vetëdijes
    koma deri në humbje jete

    Çfarë është lodhja nga i nxehti?

    Lodhja nga nxehtësia është një gjendje shëndetsore më pak e rrezikshme sesa goditja nga nxehtësia. 

    Simptomat e lodhjes nga nxehtësia dhe goditja e nxehtësisë mund të zhvillohen menjëherë ose brenda disa ditëve. 

    Lodhja nga i nxehti mund të çojë në:
    ngërçe të muskujve
    një puls të shpejtë ose të dobët
    një ndjenjë e përgjithshme dobësie
    të vjella
    djersitje 
    lëkurë e ftohtë, e njomë
    marramendje dhe nganjëherë gjendje të fikëti
    urinë me ngjyrë të errët
    dhimbje koke

    Këto gjendje shëndetsore ndodhin tek ata që nuk mund të përshtaten mirë me temperaturat gjithnjë e më të nxehta. 

    Të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike dhe foshnjat, shpesh preken nga këto dy gjendje shëndetsore, të cilat janë të zakonshme gjatë valëve ekstreme të nxehtësisë.

    Faktorët e rrezikut

    Faktorë të caktuar mund t’ju bëjnë më të prirur të përjetoni lodhje ose goditje nga nxehtësia. Ato janë:

    mbipesha
    sëmundjet ekzistuese
    djegia nga dielli
    ilaçe të caktuara për sëmundjet e zemrës ose presionin e lartë të gjakut, veçanërisht diuretikët
    ndryshimet e papritura të temperaturës
    qëndrimi jashtë në nxehtësi ekstreme, ose në ambiente të mbyllura pa ndonjë mënyrë për tu freskuar

    Parandalimi

    Për të parandaluar sëmundjet që lidhen me nxehtësinë, qëllimi është të mbani trupin të freskët. Këtë mund ta arrini duke:

    qëndruar brenda në pjesën më të nxehtë të ditës, me ajër më të freskët

    përpiquni të qëndroni në hije kur jeni jashtë

    konsumoni 2-4 gota ujë çdo orë, kur jeni të ekspozuar ndaj temperaturave të larta

    bëni pushime të shpeshta kur punoni ose stërviteni jashtë në ditët e nxehta

    vishni rroba të gjera pambuku, me ngjyrë të hapur

    përdorni ujë më të ftohtë kur bëni dush

    mbani një kapelë për të mbrojtur fytyrën nga dielli

    shmangni pijet që ju dehidratojnë, si ato me kafeinë ose alkool

    Trajtimi

    Nëse dyshoni se keni lodhje nga nxehtësia, duhet të ndërmerrni menjëherë hapa për tu qetësuar, të tilla si:

    qëndroni në një vend ku ka hije
    hiqni ndonjë veshje të tepërt
    ndizni ventilatorin ose kondicionerin
    freskohuni me ujë të ftohtë, vendosni peshqirë të lagur në trup ose akull
    konsumoni lëngje dhe ujë
    Njohja e simptomave të sipër përmendura, mund të parandalojë që gjendja të mos përkeqësohet.

    Dhe nëse merrni trajtim e duhur në kohë, ju mund të shëroheni plotësisht nga sëmundjet e lidhura me nxehtësinë.

    Lajmi Paraprak

    Mënyrat natyrale kundër alergjisë nga myku

    Lajmi i rradhës

    Si të zieni mishin e pulës duke ruajtur vlerat ushqimore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë