Ç’të bësh kur s’e përmban dot zemërimin ndaj fëmijëve?

    Distancoje pak veten nga kjo situatë dhe merru me diçka tjetër

    Sipas standardeve të shoqërisë, një nënë “e mirë” duhet të ketë disa cilësi: durim të fortë, të flasë me butësi dhe zë të ulët, të mos reagojë kur fëmijët shkatërrojnë shtëpinë dhe pas kësaj, të mos e lejojë stresin ta ndalojë të bëj gjithë detyrimet e tjera të ditës.

    Ndodh që mes rrëmujës në ndjekje të detyrave dhe kujdesit ndaj fëmijëve ka një shpërthim nga ai që mban emrin “zemërimi i nënës” (“mom’s rage”).

    Ky fenomen nuk është një diagnozë zyrtare, por përdoret si term për të shpjeguar ndjesinë e frustrimit, inatit dhe tejmbushjes emocionale prej nënave apo figurave të tjera prindërore.

    Ky shpërthim emocional manifestohet dhe nxitet nga detyrat prindërore dhe vështirësitë e tyre.

    Po çfarë të bësh kur përjeton këtë emocion të fortë?

    Me rëndësi ka të kuptosh çfarë po e shkakton dhe kështu do mundesh të marrësh kontroll mbi nervat e tua.

    Mjekët sugjerojnë aplikimin e teknikave të frymëmarrjes së thellë. Nis me frymëmarrje për 4 sekonda, mbaje 7 sekonda dhe nxirre për 8 sekonda frymën. Numëro teksa bën veprimet.

    Specialistët theksojnë se është me rëndësi edhe të zgjedhësh të distancosh pak veten nga situatat dhe të merresh me diçka tjetër, mbase një aktivitet fizik.

    Psikologët kanë edhe disa këshilla për ta parandaluar:

    ▪ Jepi prioritet kujdesit për veten, bëj pushim herë pas here dhe merru me aktivitete që të bëjnë të lumtur
    ▪ Komuniko me partnerin nëse ke për të ndarë detyrat për kujdesin e fëmijës
    ▪ Tregohu e sinqertë për ndjesitë e tua dhe kërko ndihmë
    ▪ Njihu me limitet e tua dhe mos i shkel ato.

    Lajmi Paraprak

    Mungesa e ushtrimeve fizike është më e dëmshme sesa pirja e duhanit

    Lajmi i rradhës

    Rritet siguria para ndeshjeve të Ligës së Kampionëve pas kërcënimeve online

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë