Dobitë psikologjike të agjërimit

    Melaat Saliji | Psikologe

    Kemi dëgjuar shpesh për përfitimet e agjërimit në trupin e njeriut. Ka ekspertë që deklarojnë se është e mirë për pushimin e organeve të brendshme, madje edhe për kancerin.

    Agjërimi nuk është vetëm të qëndroni të uritur, por duhet të agjërojë edhe gjuha, sytë, duart e agjëruesit. Me pak fjalë, njeriu duhet të përmbahet nga plotësimi i shumë nevojave bazikeme siç janë uria, etja dhe intimiteti, të zakonshme në të gjitha gjallesat. Një person që agjëron, duke i vonuar dhe kontrolluar këto nevoja e disiplinon veten në çdo mënyrë.

    Agjërimi sjell edhe shumë dobi psikologjike. Disa prej tyre janë:

    1. DURIMI – agjërimi ushtron durimin e personit… Një person që mëson durimin di t’i zgjidhë problemet e tij mendore me kalimin e kohës. Përveç kësaj, personi duke agjëruar duron për 30 ditë. Kjo periudhë është shumë e rëndësishme në ndërtimin e një shprehie. Kur praktikoni vazhdimisht një sjellje në fund të kësaj shpërbleheni dhe ajo sjellje kthehet në shprehinë tuaj. Një person që e bën shprehi durimin, ai nuk ka më veprime të papritur ose të pa menduara dhe nuk ka pendime sepse me këtë shprehje të durimit këta veprime minimalizohen.

    2. EMPATI – Agjërimi zhvillon aftësinë për empati. Agjëruesi mëson dhe fillon të ndjejë atë që ndjejnë njerëzit që luftojnë me urinë dhe si pasojë mëson të pranojë njerëz të ndryshëm dhe dallimet e tyre. Nuk duhet harruar se një person që pranon dallimet do të kalojë më mirë me mjedisin e tij/saj dhe më e rëndësishmja me bashkëshortin/en e tij/saj. Empatia është veçanërisht e rëndësishme për paqen familjare. Sepse edhe pse ju jeni një familje, çdo anëtar i familjes ka ndjenja dhe mendime të ndryshme. Përpjekja për t’i kuptuar këto do të çojë në ndërtimin e paqes në familje.

    3. MIRËNJOHJA – Ndjenja e KËNAQËSISË (Mirënjohjes) zhvillohet tek një person që agjëron. Ne i njohim bekimet që ekzistojnë por rrallë mendojmë rreth rëndësisë së tyre. Të qenurit mirënjohës për këto bekime është një ndjenjë e rëndësishme që mbron  personin nga ankthi dhe  dhe depresioni.

    4. SHPRESA – Agjërimi na mëson se si të SHPRESOJMË në nivel real. Shpresa, ashtu si ndjenja e mirënjohjes, e mbron njeriun nga Depresioni.  Ndjenja e shpresës mund të zhvillohet tek një person që e di se do të këndohet ezani dhe do të bëhet iftari.

    5. FRENIMI I SJELLJES – Përpjekjet për të mos e prishur agjërimin gjatë agjërimit sigurojnë kontroll të sjelljes tek personi. Ai gjithashtu mbështet zhvillimin e pjesës së përparme të trurit (Lobi Prefrontal), i cili kryen funksione të tilla si shfaqja e sjelljes së duhur dhe parandalimi i sjelljeve të gabuara.

    6. KONTROLLI I ZEMËRIMIT – Shpesh e përdorim këtë shprehje kur agjërojmë “Mos më bën mëkatar kur agjëroj”. Në këtë mënyrë agjeruesi kërkon një rrugëdalje nga përjtimi i zemërimit potencial. Shumica prej nesh e kanë përjetuar këtë. Mund të kuptohet lehtësisht se agjërimi është i mirë edhe për kontrollin e zemërimi.

    7. SINERGJIA – Dëshira dhe fuqia e përbashkët për të bërë dhe finalizuar një punë quhet SINERGJI. Agjërimi është një adhurim i rëndësishëm që u mundëson familjeve të bashkohen në orarin e ngrënies. Të mblidhen në kohët e iftarit dhe sahurit hap rrugën për formimin e një sinergjie familjare. Agjërimi është një mjet i rëndësishëm për mbledhjet familjare, madje edhe të afërmve dhe fqinjëve me formimin e ftesave për iftar. Ky unitet krijon edhe bashkpunimin e ekipit. Sidomos nëse një familje përgaditën iftar dhe sahur së bashku për një muaj, kjo do të çojë në vazhdimin e kësaj “ndjesie të të vepruarit së bashku” edhe në muajt në vijim.

    Duhet theksuar gjithashtu se ka studime shkencore që raportojnë se çrregullimet mendore (ankthi, depresioni, çrregullimet e të ngrënit, obsesionet, sjelljet antisociale, çrregullimet e kontrollit të impulsivitetit, varësia ndaj alkoolit dhe substancave, etj.) janë në nivel më të ulët te njerëzit që agjërojnë.

    Pra, përfitoni edhe në aspektin shëndetësor duke agjëruar. Nuk duhet harruar se kjo është një konkluzion shkencor dhe lutem që ky muaj i bekuar i Ramazanit të sjellë shëndetin e të gjithë muslimanëve…

    Lajmi Paraprak

    Imami që u linçua se publikoi një video me muzikën e “2 Pac” duke qenë në xhami (Video)

    Lajmi i rradhës

    Me apo pa lëkurë – Si duhen konsumuar frutat dhe perimet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë