Imami që u linçua se publikoi një video me muzikën e “2 Pac” duke qenë në xhami (Video)

    Si duket trendi i videove në “TikTok” nuk i kaplon vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe profesionistë të sferave të ndryshme, madje edhe hoxhollarët. Kjo për shkak të ndikimit të madh që ka kjo platformë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me publikimin e videos së Arsim Idrizit, imam në xhaminë e fshatit Lisec – Malësia e Tetovës, shkruan Nistori.

    Imami publikoi një video duke qenë në xhami, por në prapavijë ishte një muzikë remix Hip Hop e reperit të famshëm botëror “2 Pac”. Kjo video u bë virale dhe arriti mbi 400 mijë shikime. Edhe pse Idrizi duket në video duke bërë gjest reperësh, por ai thotë se për këtë formë është frymëzuar nga një imam në perëndim.

    Pse ka vendosur ai këto forma inovative të papara më herët te ne, Idrizi për Nistori thotë se ka evoluar gjithçka, duhet të evulojnë edhe format e thirrjes së hoxhës.

    “Kjo mënyrë është një nga format e veçanta që unë i përdori për afrimin e nxënësve në xhami. Është e pamundur të afrohen nxënësit nëpër institucione me mënyra primitive. Produktiviteti që nxënësit e tregojnë duke u ndikua me këto forma thirrëse është shumë më shumë se një bashki tjetër klasike. Andaj po përmendi shumë hoxhallarë tjerë si Ramadan Ramadani kur e tregon dersin (ligjëratën) me rrymim: Pse ti Sefer nuk bën frizhider dhe helikopter, por atë e bon një Xhenifer, etj.”, shprehet Idrizi.

    Nuk ka shkuar shumë kohë, Idrizi është detyruar ta largojë videon nga TikTok për shkak se, sipas tij është kritikuar nga besimtarët dhe hoxhollarët për këtë formë inovative të thirrjes në Islam. Disa nga komentet që iu bënë atij ishin: “budalla”; “një hoxhë nuk duhet të veprojë kështu në xhami”; “qafir”, etj.

    “Videon e tërhoqa për arsyen se u sulmuan (linçim) të afërmit dhe të dashurit e mi. Unë çdo kujt mund t’ia argumentoj se format e tilla janë më benifite, por që mentaliteti jonë edhe nga më e dobishmja e nxjer dëmin.”, shprehet imami i xhamisë së Lisecit.

    Ndryshe imami Arsim Idrizi njihet edhe si “Njeriu i sharrit”, i cili ka pasion ecjen në mal, dashurinë dhe gjurmimin për natyrën, të frymëzojë të tjerët të ndjekin ëndrrat.

    Nuk është vetëm kjo video e imamit, por ai në rrjetet sociale ku vepron ka të publikuara edhe video tjera, sipas tij, duke i joshur nxënësit për t’i afruar në xhami. Në vijim mund t’i shikoni edhe videot tjera. /Nistori/

    @njeriuisharrit #njeriuisharrit ♬ original sound – Njeriu i Sharrit
    @njeriuisharrit #njeriuisharrit ♬ original sound – Njeriu i Sharrit
    @njeriuisharrit #njeriuisharrit ♬ original sound – Njeriu i Sharrit
    @njeriuisharrit #njeriuisharrit ♬ original sound – Njeriu i Sharrit
    Lajmi Paraprak

    NDRYSHIMET KUSHTETUESE | Ministria e Drejtësisë publikon emrat e grupit punues

    Lajmi i rradhës

    Dobitë psikologjike të agjërimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë