Gjashtë ushqime për ekuilibrin e estrogjenit

    Mbajtja e niveleve optimale të estrogjenit në trup, është thelbësore për një trup dhe mendje të shëndetshme

    Estrogjeni është një hormon femëror që luan një rol të rëndësishëm në funksionin riprodhues të një femre, ndikon në menopauzë, mbron nga sëmundjet kardiovaskulare dhe stimulon prodhimin e kolagjenit.

    Me një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, ne mund të ndikojmë në estrogjen.

    Përfshini në dietën tuaj:

    1. Avokado

    Avokado njihet në të gjithë botën si një superushqim. Përmban shumë vitamina (B5, B6, E, K, C) dhe zink. Hani gjysmë avokado në ditë për të pasur lëkurë të më të shkëlqyeshme.

    2. Perime jeshile

    Perimet jeshile si brokoli dhe spinaqi janë një thesar i vërtetë i shëndetit që ekuilibron hormonet. Janë të pasura me antioksidantë, hekur, kalium dhe zink.

    3. Arra

    Arrat, si dhe bajamet dhe lajthitë janë të pasura me acide yndyrore omega 3, antioksidantë dhe proteina. Rregullojnë nivelin e estrogjenit në trup dhe duhen ngrënë çdo ditë. Ato kanë një efekt të dobishëm në ndryshimet e humorit të shkaktuara nga çekuilibri hormonal.

    4. Vezët

    Hani deri në 3 vezë në ditë. Ky superushqim do t’ju ndihmojë të keni lëkurë më të bukur dhe hormone të ekuilibruara.

    5. Perimet pranverore

    Këto perime përfshijnë angjinare, shparguj dhe kopër. Ato janë të shkëlqyera për imunitetin dhe duhen ngrënë sa më shpesh të jetë e mundur.

    6. Frutat

    Lista do të ishte e paplotë pa fruta të pasura me vitaminë C, sidomos domate. 

    Lajmi Paraprak

    Bashkimi rreth “të vërtetave historike” apo rreth dallimeve?

    Lajmi i rradhës

    Universitetet në Maqedoni: Komunitet shkollarësh apo vetëm farsë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë