“Të gjithë ata që kanë të bëjnë me një fëmijë, që merren me rritjen dhe edukimin e tyre, janë mësues”! shprehet kështu Donatella Celli, autore e librit “Il sentire dei bambini”, sipas se cilës prindërit duhet të përpiqen ta bëjnë fëmijën të njohë emocionet e tij nëpërmjet mënyrave të ndryshme. Ata duhet të stimulohen në lidhje me të shprehurit e emocioneve dhe zakonisht më tepër vështirësi ndiejnë fëmijët që karakterizohen si shumë të shkathët.
Ndërkohë, nëna dhe babai duhet të krijojnë një marrëdhënie të tillë, që të favorizojë njohjen e emocioneve duke:
• Ju përshtatur menyres si femija shprehet. Një fëmijë mund të dojë të shkruajë, një të flasë, tjetri të vizatojë. Dhe kështu ju duhet ta lejoni fëmijën tuaj të shprehet sipas mënyrës së tij.
• Fitimi i aftësive të reja duhet të festohet. Nëpërmjet kësaj fëmija do të fillojë të ketë më tepër besim tek vetja dhe do të ndihet më tepër i stimuluar.
• Pritshmëritë duhet të jenë gjithashtu të larta. Pasi keni festuar një aftësi të re duhet të kërkoni për objektiva të reja, të cilat duhet të stimulojnë fëmijën por në asnjë mënyrë ta trembin. Mesazhi që ai duhet të marrë është “edhe pse ty të duket e pamundur, mund t’ja dalësh”!
• Mos harroni asnjëherë emocionet tuaja. T’i shprehni fëmijës atë që ju ndieni në një moment të caktuar, do të jetë diçka e mirë pasi do ta bëjë atë të ndihet “normal” në ndjenjat dhe emocionet e tij, duke u ndier për pasojë edhe i pranuar nga ju.
• Secili nga ju ka rolin e tij. Ka disa rregulla dhe sjellje që nuk mund të anashkalohen edhe nëse shkaktojnë reagime negative tek fëmija. I rrituri duhet të bëjë të rriturin! Ju duhet të ndiqni rregullat tuaja pavarësisht gjithçkaje!