Familjet e reja, vetëm për të përballuar jetën

    Shumë të rinj e të reja, ata që më së shumti vijnë për të studiuar në kryeqytet, vendosin ta ndërtojnë këtu të ardhmen, pa u kthyer te familja ku janë rritur. Me pak fjalë, ata vijnë në fazën kur sapo janë maturuar, dhe qëndrojnë në kryeqytet apo qytete më të mëdha se u rritën, duke u bërë burra e gra, prindër e kryefamiljarë.

    Ambienti ku ata janë edukuar ndryshon nga ai ku ata edukujnë sot fëmijët e tyre. Ne jemi një vend tepër tradicional, me lidhje të ngushta farefisnore, fqinjore, të cilët të gjithë së bashku kontribuojnë në rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Por çiftet e reja, familjet e sotme po vijnë dule iu larguar kësaj tradite.

    Kjo sjell nkë qasje tërësisht tjetër në edukimin e fëmijëvr. Për vetë faktin se ndihmat e farefisit dhe fqinjëve janë të pakësusara, tani përgjegjësia si prind është më e madhe në krahasim me kohën e dikurshme.

    Tani edukimi i fëmijëve duket shumë më i rëndë e sidomos me rritjen e numrit të fëmijëve.

    Nga njëra anë prindërv të rinj u mungon ndihma, ama nga ana tjetër ata mund të krijojnë një model që është krejtësisht i tyre,  duke marrë nga kultura e tradita e hershme anët që u duken të mira e duke mënjanuar ato me ndikim jo fort të mirë.

    Shkëputja nga familja e vjetër tradicionale dhe përballimi i jetës vetëm, shkakton stres tek çiftet e reja. Rrolet e burrit dhe gruas ndryshojnë rrënjësisht dhe nuk janë ato të mëparshmet. E njëjta gjë ndodh edhe në raportin ndërmjet prindërve dhe fëmijëve. Fëmijët duke frekuentuar më shpejt, çerdhen, kopshtin dhe shkollën shumë më shpejt socializohen dhe përqafojnë kulturën e komunitetit ku jetojnë.

    Një tjetër efekt pozitiv i gjithë kësaj, është vendosja e një barazie gjinore, ndarja e detyrave mes partnerëve, koha e barabartë që kalojnë me fëmijët, gjë që përfshin baballarët në shumë procese të rritjes, edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve./Pernenatal/

    Lajmi Paraprak

    Rexhepi: Më prenë në besë, i thash koalicionit ASH-AAA “kujdes me të Majtën”

    Lajmi i rradhës

    Bërnabiq: Nuk pres ndryshim të politikës amerikane ndaj Serbisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë