Rexhepi: Më prenë në besë, i thash koalicionit ASH-AAA “kujdes me të Majtën”

    Deputeti i Alternativë, Skender Rexhepi në Click Plus tha se ka kërkuar që të jetë i fundit me nënshkrimin e tij. Zejdi shtoi se kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka këmbëngulur që pjesë e shumicës së re do të jetë PLD-ja, ndërsa sa i përket Levicës nuk vjen parasyshë.

    “Ishte pikërishtë kryetari i ASH-së, që këmbëngulte se PLD dhe Besa do të nënshkruajnë dhe padyshim, por ne duhet të jemi patjetër këtu. Një prej kërkesave të mia ishte, kujdes çka bëhet me të “Majtën”. Dhe ai e tha shumë qartë sa i përket të “Majtës” ajo nuk vjen parasyshë”, tha Zejdi.

    Rexhepi nga Alternativa ka komentuar edhe fotografinë e publikuar të premten mbrëma nga kreu i DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Zejdi në ClickPlus tha se Afrim Gashi, kryetar i Alternativës në atë fotografie është gjendur para aktit të kryer.

    “Një grup njerëzish kanë vendosur në një foto ku është edhe kryetari im (Afrim Gashi kryetar i Alternativës) i cili besoj se më shumë është gjendur në atë pozitë, sepse e kanë sjellë para aktit të kryer, por megjithatë është qëndrim i tij”, shton ai.

    Përndryshe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot në një prononcim për media ka deklaruar se çdo deputet që e ka nënshkruar listën e din që lista e nënshkruar është nënshkruar për ta rrëzu qeverinë, shkruan Nistori.

    “Njeriu kur ka ndonjë hall, mundohet të gjejë arsyetime të pabaza dhe të gënjeshtërta. Kërkush nuk është fëmijë dhe gjithësecili e din që lista që është nënshkruar, është nënshkruar për ta rrëzu qeverinë dhe natyrisht ideja e rrëzimit të qeverisë është rrëzimi i një qeverie e cila s’kishte sesi të ndodhë ndryshe, por të shndërrohet në një qëndrim hibrid. Dhe ideja bazë e një shumice të re, siç jam deklaruar në paraqitjet e mia, është që qytetarët t’i bëjë të lirë”, ka deklaruar Sela.

    Lajmi Paraprak

    A ia vlejti që të prishet shumica parlamentare për shkak të Zhelinës?!

    Lajmi i rradhës

    Familjet e reja, vetëm për të përballuar jetën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë