Snopçe: Qeveria të mbajë përgjegjësi ndaj emërimit të anëtarit të ri në KRRE

    Lidhur me publikimin e dokumentave deri tek të cilat kishte arritur Nistori, se anëtari tashmë i zgjedhur i KRRE-së, Lirim Sulejmani ku rezulton që emërimi i tij krijon bazë për konflikt interesi, pasi i njëjti ishte i punësuar në EVN, ka reaguar edhe opozita.

    “Qeveria nuk kujdeset që propozimet e tilla të jenë apolitika, të mos krijojnë konflikt interesi, që KRRE me të vërtetë të ushtron rolin e vet në mënyrë të pavarur, ashtu siç deklaronin përfaqësuesit e qeverisë kur kishte protesta kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. Parashtrohet pyetja tani, personi në fjalë a është i pavarur dhe a ka konflikt interesi. Me këto lloj propozime, pra qeveria nuk mund të mbulohet nga përgjegjësia”, është shprehur deputeti, Halil Snopçe nga radhët e Aleancës për Shqiptarët gjatë diskutimit të sotëm në kuvend.

    Snopçe thotë në qoftë se qeveria vazhdon të qëndrojë mbi propozimin e Sulejmanit nga EVN në KRRE, atëherë nuk ka se si të ikë nga përgjegjësia edhe kur përcaktohen çmimet e rrymës elektrike apo kur shtrenjtohen dhe preket xhepi i qytetarit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tre bimët shtëpiake më të lehta për tu rritur

    Lajmi i rradhës

    Gabimet gjatë verës që të rritin moshën dhe të plakin lëkurën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë