Këpucët të freskëta sikur të reja | Truqet se si t’i shmangni aromat e pakëndshme të këmbëve këtë sezon!

    Ditëve të ngrohta fillojmë të mbathim këpucë pa çorape, ndërsa shumica ballafaqohen me aromën e pakëndshme të shputave. Ja si ta pengoni këtë problem

    Këmbët e zbathura dhe këpucët baletane apo atlete nga pëlhurat, përfundimisht e kanë kohën me arritjen e temperaturave të ngrohta pothuajse verore.

    Mirëpo problem më të madh shumicës u krijon aroma e pakëndshme e këmbëve, e cila shfaqet kur mbathni këpucë pa çorape.

    Pra, si ta shmangni këtë verë aromën e pakëndshme?

    Aromat e pakëndshme i shkaktojnë bakteret në këmbë dhe gjithsesi me kujdes lani shputat para se t’i mbathni pa çorape këpucët.

    Këmbët thani mirë, posaçërisht midis gishtave. Përdorni pudër për shputa e cila do të mundësojë që këmbët të jenë të thata me orë të tëra pas mbathjes.

    Mos i mbathni të njëjtat këpucë apo atlete pa çorape çdo ditë. Kështu vërtet lehtë do të kundërmojnë. Bëni pauzë së paku një ditë, nëse nuk mundeni dy ditë.

    Gjatë natës qiteni kafen e bluar në folie alumini dhe futeni në këpucë. Kafja e bluar do “të mbledhë” aromat e pakëndshme. Mundeni në këpucë të lini edhe kore portokalli.

    Brendësinë e këpucëve kohë pas kohe fshijeni me leckë të njomur në alkool, sepse kështu do të thithen bakteret dhe do të pengohet përhapja e aromës së pakëndshme. 

    Lajmi Paraprak

    Dhjetë plazhet më të rrezikshme në botë

    Lajmi i rradhës

    Kush ua mundëson kriminelëve në RMV t’i shpëtojnë drejtësisë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë