KOPSHTI – hapi i parë drejt socializimit

    Mr.sc. Zana Miftari – Reka
    Intervistoi Sumeja Hamzi

    Largimi i fëmijës në kopsht apo çerdhe është zakonisht ndarja e parë e fëmijës nga prindërit, si dhe takimi i parë i tij me një numër më të madh personash të panjohur. Gjithashtu fëmija përfshihet në një grup më të madh moshatarësh ku më ai nuk është në qëndër të vëmendjes apo i parapëlqyer. Kjo situatë shpesh është traumatike, jo veç për fëmijën, por edhe për prindërit. Që të dy palët kalojnë një fazë të stërmbushur me entuziazëm, por edhe me frikë nga ndarja dhe përpjekja për t’u përshtatur fëmija me rrethin e ri, por edhe prindëri me faktin që kujdesin ndaj fëmijës së tyre e kanë lënë në dorën e dikujt tjetër.

    Në tesktin që vijon do të ju referohemi disa pikave kyçe si dhe pyetje të lidhura me këtë fazë të shkurtër, por edhe tepër të rëndësishmë fëmijërore dhe prindërore.

    Nistori: Cila është mosha më e përshtatshme për të nisur në kopsht?

    Pyetje apo dyshim i cili e mërzit çdo prind që ka fëmijë të kësaj grupmoshe! Nëse parafrazohet kjo pyetje ndoshta do ta lehtëson pak mërzinë tuaj. Të themi: “Në çfarë moshe fëmija ka nevojë për miq?”.

    Shoqëria e bashkëmoshatarëve fëmijës i ka nevojë që në moshën e hershme. Sado që të përpiqeni ju si prindër të jeni shokë apo të luani me fëmijën tuaj, gjithmonë do të ngelni “mami dhe babi” dhe “i rrituri”. Ndaj ju nuk jeni shoqëri adekuate për të. Kjo do ishte situata ideale, ndoshta edhe joreale, kur prinderit kanë kohë çdoherë të i përgjigjen nevojës së fëmijës për aktivitet dhe lojë. Meqë se numri më i madh i prindërve janë të lodhur dhe të mbingarkuar me përgjegjësitë e tyre, rrallë mund të i përkushtohen lojës me fëmijën e tyre, aktivitet i cili është shumë i rëndësishëm në aspektin zhvillimor. Pra përveç rolit edukativ që ka kopshti, një rol i rëndësishëm është edhe socializimi.

    Nistori: A duhet një fëmijë të posedojë aftësi tjera sociale para se të fillojë shkollën?

    Është e preferuar që para se të niset në shkollë fëmija të posedojë aftësi të caktuara sociale. Sa më herët që të kyçet fëmija në grup me bashkëmoshatarët, aq më shumë kohë do të ketë për të mësuar të ndajë, të grindet, të pajtohet, të flasë në mënyre konstruktive edhe shumë aktivitetet të tjera. Po, në mesi e tyre do të ketë edhe sjellje dhe fjalë të shëmtuara, por kjo dukuri nuk është edhe aq negative dhe dramatike sa ju duket prindërve. Edhe ato sjellje janë pjesë zhvillimit dhe rritjes dhe nuk mund të ju shmangeni. Është thjeshtë një ballafaqim i hershëm me botën e jashtme, e cila definitivisht nuk është ideale. Sa më herët paraqiten aq më shumë keni kohë që ti kaloni me lehtësi ato.

    Sa i përket moshës adekuate, themi se viti i tretë konsiderohet i përshtatshëm që një fëmijë të kyçet në shoqëri me bashkëmoshatarët. Por nga ana tjetër, jo të gjithë fëmijët janë të gatshëm që nga kjo moshë. Nëse ato janë të rritur si të mbimbrojtur, është e pritshme që përshtatja në kopsht do të jetë më e vështirë. Gjithashtu ka fëmijë të cilët thjeshtë nuk janë emocionalisht të pjekur për këtë ndarje. Andaj mos i krijoni presion fëmijës, po as vetes, vetëm se fëmija e ka mbrri moshën kronologjike. Filloni hapin e parë duke e futur fëmijën në grupe të vogla me fëmijët tjerë, siç janë kontaktet në park, këndi i lojrave etj.

    Nistori: Si e percepton fëmija këtë ndarje?

    Për fëmijën është e vështirë të kuptojë pse ndodh ndryshimi dhe pse duhet të ndahet nga njerëzit e afërm. Ardhja në një mjedis të ri dhe të panjohur për të është shqetësues. Por fatmirësisht është një fazë shumë e shkurtër dhe kaluese. Fëmijës i duhet pak kohë që të mësohet të qëndron disa orë larg nga prindërit, duke e kaluar atë kohë me bashkëmoshatarët.

    Procesi i përshtatjes tek disa fëmijë zgjat më shumë, ndërsa tek të tjerët më gjatë. Por sado e dhimbshme që duket, veçanërisht prindërve, nuk lë pasoja psikike apo shëndetësore në zhvillimin e fëmijës. Në ditët e para fëmija mund të protestojë ashpër, të shpreh pakënaqësi me të qara intensive, të refuzon kontaktin me edukatorin apo edukatoren ose krijon afërsi të nivelit të lartë me të. Disa fëmijë fillojnë t’a refuzojnë ushqimin dhe shfaqin çrregullime të gjumit. Por të gjitha këto sjellje janë pjesë e pandarë e periudhës së adaptimit dhe për këtë arsye është jashtëzakonisht e rëndësishme që prindërit t’i kushtojnë më shumë vëmendje, butësi, durim dhe mirëkuptim fëmijës derisa ai/ajo është me ta. Kualiteti i prindërimit përcaktohet nga mënyra sesi do të pozicionoheni në situata të reja, të vështira dhe sfiduese për fëmijën tuaj dhe si do ta mbështetni atë në atë rrugë.

    Nistori: Prindërimi – rol që njeriu lind me të apo mësohet?

    MBANI MEND: Asesi mos e fajsoni veten nëse adaptimi i fëmijës suaj nuk ndjekën “shembullin nga libri”. Prindërimi nuk është rol me të cilin njeriu lind, por MËSOHET. Ne “rritemi” së bashku me fëmijët tanë dhe ato nuk kanë nevojë të tregohemi që jemi prindër perfekt, por thjesht të jemi ATY pranë deri sa haperojnë drejt botës!

    Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori, sipas marrëveshjes ndërmjet tyre.

    Lajmi Paraprak

    Avokati Naser Raufi konsideron si të padrejtë vendimin e Supremes për “Lagjen e Trimave”

    Lajmi i rradhës

    Shtrenjtohen derivatet e naftës në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë