Kur është koha më e mirë për të pirë kafe?

    Për shumë njerëz, dita nuk fillon pa një filxhan kafeje të nxehtë.

    Nëse kafeja është një pjesë e rëndësishme e rutinës tuaj të mëngjesit ose e përdorni atë kur keni nevojë për më tepër energji, këshillohet të vononi konsumin e filxhanit tuaj të parë.

    Pas pak mëngjesit

    Kafeja përmban kafeinë, stimulues ky që mund të rrisë nivelet e kortizolit.

    Kortizoli është hormoni kryesor i stresit në trupit dhe ndihmon në rregullimin e metabolizmit, sistemit imunitar dhe sheqerit në gjak.

    Nivelet e kortizolit rriten natyrshëm dhe arrijnë kulmin rreth 30 deri në 45 minuta pas zgjimit.

    Për shkak se kortizoli stimulon metabolizmin tonë, ai jep më shumë energji dhe vigjilencë gjatë kësaj periudhe të ditës.

    Për të shmangur një rritje të madhe të kortizolit, këshillohet që t’a pini filxhanin e parë të kafesë rreth një orë pasi të zgjoheni.

    Para stërvitjes

    Nëse dëshironi të përmirësoni seancën tuaj stërvitore ose keni punë të rëndësishme për të bërë, t’a pini filxhanin e kafesë 30 minuta përpara.

    Sipas ekspertëve pirja e kafesë përpara stërvitjes mund t’ju japë më shumë energji, t’ju ndihmojë  me fokusin dhe koordinimin dhe duke ulur perceptimin tuaj për dhimbjen.

    Pas një gjumi të keq

    Kafeja mund të jetë gjithashtu e dobishme kur keni humbur një natë gjumi.

    Në një studim studiuesit zbuluan se me kafeinë, ju mund të arrini vigjilencën duke pirë 200 miligramë ose rreth 2 filxhanë kafe, menjëherë kur zgjoheni.

    Sa kafe duhet të pini?

    Ekspertët rekomandojnë marrjen e jo më shumë se 400 miligramë kafeinë në ditë, ose rreth 4 ose 5 filxhanë kafeje.

    Për njerëzit që kanë intolerancë ose ndjeshmëri ndaj kafeinës, mund të jetë e dobishme të ulin ose eliminojnë  kafeinën.

    Koha më e keqe për të pirë kafe

    Kafeina ka aftësinë të përmirësojë performancën, por një nga efektet anësore të kafeinës është privimi nga gjumi.

    Prandaj preferohet të shmanget pirja e kafesë gjatë pasdites dhe nëse jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës të konsumohet vetëm gjatë paradites.

    Lajmi Paraprak

    Artina Qazimi – deputetja më e re në parlamentin e RMV-së: Të rinjtë duhet të kenë më shumë ambicje për politika institucionale

    Lajmi i rradhës

    Disa mënyra të thjeshta për të përgatitur salmonin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë