Lagështia në shtëpi mund të shkaktojë probleme shëndetësore

    Ka shumë shenja të pranisë së lagështisë dhe mykut në dhomë, por përveçse të pakëndshme për syrin dhe erën, mund të kenë edhe pasoja të rrezikshme për shëndetin tuaj.

    Në varësi të stinës, niveli i lagështisë në ajër ndryshon, po ashtu edhe në shtëpi. Në përgjithësi, është më e lartë në verë dhe më e ulët gjatë muajve të dimrit, por do të ishte ideale nëse lagështia në shtëpinë tuaj do të ishte gjithmonë midis 30 dhe 50 për qind.

    Si pasojë e parë e lagështisë, vjen myku – organizma të vegjël që mund të gjenden pothuajse kudo. Edhe pse jo të gjitha llojet e mykut janë të rrezikshme për shëndetin, deri më tani janë zbuluar më shumë se 100.000 lloje dhe kur ato janë të pranishme në numër të madh, mund të shkaktojnë reaksione alergjike me simptoma të ngjashme me ato të shkaktuara nga poleni i bimeve.

    Rekomandohet që mobilet të largohen nga muret në mënyrë që ajri të qarkullojë më mirë. Gjithashtu, është e rëndësishme që t’i fshini muret dhe derën e kabinës së dushit pas larjes dhe gjithmonë ta mbani ndezur aspiratorin e kuzhinës gjatë gatimit dhe t’i kontrolloni rregullisht filtrat. Kur ngrohni hapësirën në muajt e ftohtë, është e rëndësishme që temperatura të mos bie nën 15 °C, madje edhe gjatë natës.

    Nëse vëreni një rritje të nivelit të lagështisë në shtëpinë tuaj, rrjedhje të vazhdueshme, sipërfaqe të deformuara dhe një erë të vazhdueshme myku, është thelbësore që të reagoni në kohë për ta ruajtur hapësirën e jetesës, si dhe shëndetin tuaj.

    Nëse e dalloni këtë problem në shtëpinë tuaj, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë profesionale për ta zgjidhur atë në kohë dhe për ta parandaluar përhapjen e mëtejshme. Është thelbësore ta zbuloni burimin e lagështisë, ​​i cili mund të jetë një çarje në mur ose në çatinë e shtëpisë.

    Lajmi Paraprak

    Zgjidhet Qeveria e re e Malit të Zi

    Lajmi i rradhës

    Mjekët në Gaza po detyrohen të kryejnë operacione pa anestezion

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë