Mënyrat natyrale për trajtimin e mykut në lëkurë

    Myku i lëkurës është një infeksion i pakëndshëm që shkakton djegie dhe kruarje të lëkurës.

    Ky infeksion pushton keratinën e vdekur, një proteinë që gjendet tek lëkura, thonjtë dhe flokët, dhe mund të shfaqet në zona të ndryshme.

    Shkaqet e shfaqjes së mykut të lëkurës

    Disa prej shkaktarëve kryesore të mykut të lëkurës janë:

    Sistemi i dobët imunitar

    Ngjitja e infeksionit nga burime të tjera siç janë pishinat

    Mungesa e higjenës, djersitja dhe lagështia e tepërt.

    Ushqyerja e keqe dhe mungesa e vitaminave

    Stresi.

    Si mund të dalloni nëse vuani nga myku i lëkurës

    Simptomat e mykut të lëkurës janë lehtësisht të dallueshme.

    Zakonisht, në lëkurë vërehen njolla ose puçra të ngjyrave dhe madhësive të ndryshme.

    Ato kanë formë rrethore dhe skuqen lehtë.

    Lëkura djeg ose kruhet.

    Kurat më të mira kundër mykut të lëkurës

    Regjimi Ushqimor

    Sipas studimeve që i referohet AgroWeb.org rekomandohet që të shmangni mishin e kuq, miellin e bardhë, sheqerin, qumështin e lopës.

    Hani më shumë fruta, sidomos agrume që fuqizojnë sistemin mbrojtës të organizmit dhe e pastrojnë atë.

    Kosi Natyral

    Kosi përmban lactobacite, baktere të mira që luftojnë mykun.

    Atë mund ta aplikoni direkt mbi lëkurë.

    Lëngu i Limonit

    Acidi citrik tek limoni është shumë efikas kundër mykut të lëkurës.

    Atë duhet ta përdorni natën sepse gjatë ditës mund të shkaktojë çngjyrosje të lëkurës.

    Lëngu i boronicës së kuqe

    Lëngu i këtij fruti të shëndetshëm e lufton mykun nga brenda dhe jashtë.

    Gjethja e ullirit

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org gjethja e ullirit forcon sistemin imunitar dhe eliminon mykun.

    Ju mund t’i merrni këto përfitime duke pirë çajin e gjethes së ullirit ose duke e aplikuar atë në lëkurë.

    Kripa e Detit

    Përzieni dy lugë gjelle me kripë deti dhe një gotë me ujë.

    Pasi kripa të tjetë tretur mirë, me këtë solucion lyeni zonën e prekur të lëkurës disa herë në ditë.

    Hudhra

    Hudhra është padyshim një nga kurat më të mira natyrale kundër mykut të lëkurës.

    Hudhrën mund ta konsumoni cdco ditë me stomak bosh ose ta shtypni atë dhe ta aplikoni në lëkurë.

    Vaji i Rigonit

    Hidhni dy ose tre pika me vaj rigoni në një gotë me ujë dhe pijeni.

    Përzieni sasi të barabarta të vajit të ullirit dhe atij të rigonit dhe masazhoni lëkurën.

    Vaji i Arrës së Kokosit

    Ky vaj është i pasur me acide yndyrore që shkatërrojnë mykun.

    Atë mund ta aplikoni në zonën e prekur të lëkurës dy deri në tre herë në ditë.

    Uthulla e Mollës

    Uthulla e mollës rregullon pehashin natyral të lëkurës dhe parandalon shumimin e mykut.

    Përzieni 2 lugë gjelle me ujë dhe një lugë gjelle me uthull molle.

    Pasi uthulla të jetë tretur në ujë, AgroWeb.org ju udhëzon të përdorni një garzë për ta aplikuar atë në lëkurë.

    Shafrani i Indisë

    Kjo erëz aromatike është një armike e lindur e mykut dhe infeksioneve.

    Atë mund ta hidhni direkt mbi lëkurë dhe ta mbani për disa orë ose ta konsumoni duke e pirë me qumësht dhe mjaltë.

    Aloe Vera

    Vlerat e aloe verës janë të panumërta dhe përfshijnë eliminimin e mykut.

    Aplikoni mbi lëkurë xhelin e freskët të bimës disa herë gjatë ditës.

    Suksesi i këtyre kurave qëndron në aplikimin e vazhdueshëm të tyre bashkë me mbajtjen e një higjene të mirë. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Si ta bëni shtëpinë të mbajë aromë të mirë

    Lajmi i rradhës

    Dhjetë “urdhëresat” e Niçes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë