Gërshet i përsosur veror për 30 sekonda

    Barten lart, ulët, “të rregullta” dhe “të shprishura”, thjesht të gjitha format e këtij modeli janë në modë

    Pos që duken bukur dhe elegante, gërsheti është edhe shumë praktik, aq më parë për ditët e nxehta verore, sepse me të njëherësh do të dukeni edhe elegante, edhe do të keni flokë të rregulluar, por edhe do të shmangni vapën.

    Ne po ju prezantojmë një gërshet, i cili ka pushtuar internetin, të ashtuquajturin “gërshet palloi” i cili duket shumë bukur.

    Ky gërshet bëhet shumë lehtë dhe shumë shpejt, andaj është opsion i shkëlqyeshëm për përgatitje të shpejtë në mëngjes, por edhe për takime ditore dhe të mbrëmjes.

    E gjitha që ju nevojitet janë një llastik për flokë dhe një shall sipas shijes suaj.

    Lajmi Paraprak

    Katër ngjyrat që Zara po rikthen në trend për pranverë

    Lajmi i rradhës

    Këto mbathje po rikthehen në modë dhe janë më në trend se kurrë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë