Këto mbathje po rikthehen në modë dhe janë më në trend se kurrë

    Në pamje të parë, të gjithëve mund t’ju duken qesharake, por nëse ju thuhet që janë tendencë për pranverë – verë 2021, a do t’ju duken më të tilla?

    Shfaqjen e parë të vërtetë e patën edhe në tapetin e çmimeve Oscar.

    Drejtori muzikor i çmimeve Oscar, Questlove, nuk bëri shumë përpjekje për të rënë në sy me zgjedhjen që kishte bërë për të rënë në sy në tapetin e kuq.

    Në fakt, pjesa më e madhe e veshjes së tij ishte mjaft e thjeshtë: veshur në zi, me një palë pantallona të gjera dhe Crocs, ato që në gjuhën tonë janë nallane. Po, nallane.

    Ato kanë nisur të dominojnë jo vetëm në profilet sociale të vajzave të njohura të modës, edhe sepse tendenca gjatë këtij viti për muajt e ngrohtë do jetë sërish ajo e rehatisë dhe thjeshtësisë.

    Nallanet janë bërë trend në Instagram, madje vijnë me variante nga më të ndryshmet nga ekspertë të njohur dhe marka të njohura në New York; Dior, Celine, Saint Laurent etj.

    Lajmi Paraprak

    Gërshet i përsosur veror për 30 sekonda

    Lajmi i rradhës

    Atletet e Kanye West dalin në shitje për 1.8 milionë dollarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë