Të zgjedhësh ngjyrën e duhur për dhomën e fëmijës mund të jetë një udhëtim mjaft i vështirë, veçanërisht kur ka kaq ide për dhoma fëmijësh përreth. Më e rëndësishmja është se gjatë zgjedhjes së ngjyrave për dhomën e fëmijës, të keni kujdes në përshtatjen e elementeve të tjera. Kjo nënkupton mobiljet, perdet, tepihun, jastekët dhe pajisjet e ndriçimit.
Nëse të gjitha këto, do të mund ti harmonizoni, të jeni të sigurtë që vogëlushëve tuaj do ti krijoni një hapësirë të këndshme për mësim, relaksim dhe argëtim.
Ngjyrat e spektrit të dritës dhe kuptimi i tyre psikologjik për fëmijët.
E gjelbërt
Ngjyra jeshile simbolizon natyrën dhe promovon një ambjent të qetë dhe qetësues. Është e lidhur me shëndetin, shërimin dhe mirëqenien në përgjithësi. Jeshilja ka një efekt qetësues në trupin e fëmijëve duke u hequr në këtë mënyrë ankthin.
Forcon vetbesimin dhe jep qetësi, freskon por në atë që duhet të keni kujdes është fortësia e saj. Nuk duhet të jetë shumë e errët. Toni i ngjyrës së kivit është zgjedhje e bukur sepse me atë krijoni ndjenjën e qetësisë. Gjithmonë kombinojeni me ngjyra të ngrohta, siç është e kuqja dhe portokallia.
Lejla
Lejlaja shpeherë është lidhur me fisnikën, dhe akoma përdoret. Sot, toni lejla është një dhuratë. Lejlaja është e rrallë në natyrë dhe është ngjyra më jonatyrale e përfshirë në një pjesë të madhe ngjyrash duke e përfshirë në mes të ngjyrave për murin e fëmijëve.
Shpesh konsiderohet me ngjyrën e cila nuk duhet përdorur për dhoma të fëmijëve apo të fjetjes, sepse jep ndjenjen e ftohtësisë. Lejlaja e errët mund të shkaktojë ndjenjën e vuajtjes dhe frustrimit, përderisa lejlaja e hapur mund të jep ndjenjën e paqes dhe romantikës.
E bardhë
E bardha sjell shpresë, energji, fuqi dhe bisedë. Ka një efekt shumë të mbyllur me fëmijët. Vetëbesimi I tyre rritet. Është përdorur në një kombinim me ngjyra të tjera. Nëse po kërkon pë ride të tilla, kjo ngjyrë mund të krijojë impresionin e një hapësirë më të madhe, duke ndryshuar totalisht perspektivën.
Zakonisht paraqet paqe, hare dhe pastërti. Duke patur parasysh që reflekton pothuajse 80 % të dritës, dhomat e fëmijëve duken më të mëdha sesa dhomat me ngjyra të tjera. E bardha duket paksa sterile në dhomat e fëmijëve, prandaj nuk preferohet. Por mund ta përdorni në mënyrë të mençur me ngjyra të tjera të forta, duke e shtuar ngapak, në mënyrë që të kontrolloni fortësinë e ngjyrës kryesore.
Portokalli
Portokallia e ka efektin plotësisht të njejtë sikurse e kuqja, por në masë më të vogël sepse kombinohet me energjinë e së kuqes dhe verdhës, e cila jep fat dhe gëzim. Nuansat e errëta të portokalles krijojnë një atmosferë të ngrohtë përderisa nuansat e portokalles së hapur, i japin hapësirave gëzim, dhe janë një zgjedhje shumë e mirë për dhoma e fëmijëve.
E zeza
Ngjyra e zezë rrallëherë përdoret në ambjente dhe nuk është një ide inspiruese. E zeza duhet përdorur zakonisht në dhoma që kanë që kanë dritare të madhe, mjaft ngjyra natyrale në kontrast me hijet.