Kafeina, sa orë e largon gjumin?

    Kafeina mund të përshkruhet si një ilaç me efekt stimulues për sistemin nervor.

    Kur ajo futet në organizëm, stimulon rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut.

    Për më tepër, kafeina rrit nivelet e energjisë dhe përmirëson gjendjen e plogështisë.

    Kafeina vepron shumë shpejt.

    Efektet e saj ndihen në pak minuta dhe zgjasin deri sa trupi të tresë të gjithë përmbajtjen e saj.

    Sipas të dhënave kohëzgjatja e metabolizimit varet nga një sërë faktorësh.

    Efektet e kafeinës janë të ndryshme për çdo njeri.

    Gratë shtatzëna dhe ata që kanë vështirësi në të fjetur duhet të tregojnë kujdes për kohën e pirjes së kafesë dhe ndoshta u duhet ta shmangin atë tërësisht.

    Metabolizimi i Kafeinës

    Nëse një njeri pi 40 mg kafeinë në ditë, gjysma e saj do të tretet nga organizmi në pesë orë.

    Nivelet e kafeinës arrijnë pikun 15 deri në 45 minuta pas pirjes së kafesë dhe më pas metabolizohen nga mëlçia.

    A mund të kesh tolerancë ndaj kafeinës?

    Njerëzit që konsumojnë kafeinë rregullisht nuk i vënë më re efektet e kafeinës.

    Te njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj saj, efektet mund të zgjasin për orë të tëra madje edhe për një ditë.

    Gjithësesi, kohëzgjatja e efekteve të kafeinës është në varësi të dozës, moshës, peshës dhe ndjeshmërisë trupore.

    Ushqimet dhe pijet që përmbajnë kafeinë

    Kafeja dhe pijet me kafeinë

    Çaji jeshil, çaji i zi dhe çaji i bardhë

    Shumica e pijeve të gazuara dhe ato energjike.

    Çokollata dhe kakaoja

    Akulloret me kakao ose kafe.

    Ëmbëlsirat me proteinë dhe ato energjike

    Pijet dhe substancat pluhur për sportistët.

    Kafeina gjendet edhe tek medikamentet për rënien në peshë apo ilaçet e kokës.

    Sa kafeinë përmbajnë produktet më të konsumuara

    250 ml kafe përmban 95 mg kafeinë

    Një filxhan kafe ekspres përmban 64 mg kafeinë.

    250 ml çaj përmban 47 mg kafeinë

    Një pije energjike përmban 158 mg kafeinë

    Një kanaçe me pije të gazuar përmban 45 mg kafeinë

    Një çokollatë me qumësht përmban 9 mg kafeinë.

    Ndikimi i kafeinës tek gjumi

    Nëse vëreni që kafeina është fajtore për pagjumësinë tuaj, atëherë duhet të kufizoni sasinë e saj.

    Përveç gjumit, kafeina shkakton nervozizëm, diare, rrahje të çrregullta të zemrës, dhimbje stomaku, djersitje, irritim dhe ankth.

    Shumë njerëz pijnë kafe kur ndihen të lodhur, por kafeina e përkeqëson lodhjen.

    Ekspertët rekomandojnë që në raste të tilla, dremitja apo një teknikë tjetër qetësimi është më e dobishme.

    Njerëzit që kanë vështirësi të flenë ose të zgjohen duhet të marrin mendimin e një mjeku ekspert përpara se të konsumojnë kafenë rregullisht.

    Falë këshillimit të mjekut, ju mund të eksploroni mënyra më natyrale për të rritur nivelet e energjisë. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Ndikimi i temperaturave të nxehta tek dhimbja kronike

    Lajmi i rradhës

    Navalny me akuzë të re, mund të dënohet me 15 vjet burgim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë