Mos e ujisni orkidenë vetëm me ujë

    Një nga bimët më kërkuese, që lulëzon rrallë, është orkideja

    Duhet t’i kushtoni asaj shumë vëmendje dhe dashuri.

    Rritja e një orkideje me gjethe jeshile të shëndetshme që lulëzon vazhdimisht është një nga sfidat më të mëdha për çdo adhurues të kësaj luleje të mrekullueshme.

    Përveç dritës dhe ushqyerjes, ujitja i orkideve është kthyer në një “shkencë” të veçantë..

    Por është e vërtetë që me disa specie ndonjëherë nuk ka rregulla. Nuk mjafton vetëm uji. Gjithashtu, shumëkujt duhet t’u ketë ndodhur që të kenë marrë dhuratë një orkide të mrekullueshme në lulëzim të plotë, e cila, pasi lulëzoi një herë, nuk çeli kurrë lule të reja.

    Ekziston një truk për të rritur orkide të tilla që janë pak vonë në zhvillimin e tyre. Në vend që ta ujisni me ujë të thjeshtë, çfarëdo qoftë ai, bëjeni me çaj jeshil.

    Nuk është e nevojshme të bëni një filxhan të veçantë, por të lini një gllënjkë në fund të asaj që pini, të cilën do ta derdhni në orkide në fund të ditës.

    Mos e teproni dhe sigurohuni që çaji të mos jetë shumë i fortë – shtoni maksimumi dy lugë në ditë dhe mos e ujisni gjatë fundjavës. Kjo teknikë funksionon edhe me bimë të tjera që rriten në tokë acidik, si trëndafilat.

    Lajmi Paraprak

    Po zbrazen bankat e shkollave në RMV!

    Lajmi i rradhës

    Në RMV një pjesë e madhe e drejtorive me ushtrues detyre drejtorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë