Rreziqet e fshehura të pluhurit në shtëpi – Si të përgatisni solucione natyrale pastrimi

    Pluhuri në shtëpi apo në zyra përbëhet nga një përzierje e polenit, flokëve, fibrave, mineraleve dhe substancave të tjera mjedisore.

    Në varësi të madhësisë së grimcave të tij, pluhuri mund të qëndrojë në ajër për 5 ditë.

    Rreziku i fshehur i pluhurit dhe sapunëve të lëngshëm

    Shkencëtarët kanë zbuluar se disa pluhura përmbajnë sasi të larta të një substance të njohur triklosan.

    Prania e kësaj substance mund të ndryshojë përbërjen genetike të pluhurit dhe të shpërndajë infeksione që u rezistojnë antibiotikëve.

    Zbulimi është bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Çikagos.

    Sipas tyre, supozimi se pluhuri është një lëndë pa jetë është i gabuar.

    Pluhuri përbën vendpushimin final të gjithçkaje që ka qarkulluar në ajër.

    Triklosani është gjithashtu një përbërës që gjendet me shumicë në produktet antibakteriale siç janë sapunët apo solucionet e pastrimit.

    Sapunët dhe solucionet e lëngshme të pastrimit përbajnë gjithashtu edhe një substancë tjetër që njihet si benzalkonium chloride.

    Të dyja substancat kanë një rol kontribues në nivelin në rritje të mikrobeve që u rezistojnë antibiotikëve.

    Për këtë arsye, rekomandohet larja e duarve me sapun të thjeshtë dhe përdorimit të solucioneve natyrale të pastrimit.

    Solucionet Natyrale

    Uthulla e mollëssoda e bukës dhe limoni janë shumë efikase për pastrim.

    Kundër pluhurave, përzieni 10 pika me vaj esencial limoni, 2 lugë gjelle me lëng limoni të freskët, 3-5 pika vaj ulliri ekstra të virgjër dhe futini në një shishe spërkatëse.

    Përdorin lecka pambuku për heqjen e pluhurave.

    Për pasteim të përgjithshëm, përzieni gjysëm gote me uthull të bardhë, dy lugë gjelle me sodë buke dhe 10 pika vaj esencial limoni ose pak lëng limoni.

    Përziejini së bashku në një shishe spërkatëse dhe pastroni me të.

    Për pastrimin e pllakave përzieni gjysëm filxhani me sodë buke, pak sapun të lëngshëm, 5-10 pika vaj esencial lavande.

    Përziejini së bashku dhe pastrojini pllakat me sfungjer.  /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Më zu një mall

    Lajmi i rradhës

    Zgjidhjet më të mira natyrale për gurët në veshka

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë