Më zu një mall

    Lasgush Poradeci

    Më zu një mall dhe sot,
    E s’mund t’a shuaj.
    Ri vasha largë-o Zot,
    Që kaq po vuaj.

    Kalojnë kot më kot
    Muaj me muaj.
    S’vjen vasha sot as mot,
    Pa heq e vuaj.

    Nuk vjen, e më s’di dot
    Ç’t’i them t’i shkruaj!
    Ah! mëndja po më lot
    Që s’plas e vuaj!

    Në vëndin t’im o Zot,
    Jam vetë i huaj.
    M’a sill ti vashën sot,
    Që kaq po vuaj.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria përfundon procedurat për furnizimin urgjent të ilaçit për fibrozën cistike

    Lajmi i rradhës

    Rreziqet e fshehura të pluhurit në shtëpi – Si të përgatisni solucione natyrale pastrimi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë