Si ta bëni vetë detergjentin antialergjik

    Për shkak të materieve të tij helmuese të cilat i përmban detergjenti i blerë në dyqane, shumica më me dëshirë përdorin mjete alternative për larje rrobash.

    Kjo është receta e detergjentit për rrobat tuaja.

    Përbërësit e nevojshëm:

    ▪ sapun organik
    ▪ 3 filxhanë të vegjël sodë bikarbonati
    ▪ 20 pika vaj eterik, sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Sapunin natyral organik grijeni në rende në një enë dhe shtoni sodën e bikarbonatit.

    Përzieni dhe shtoni vajin eterik. Sërish përzieni mirë dhe qiteni në një enë qelqi.

    Pluhuri natyral për rroba ka përparësi të shumta në krahasim me atë që e blejmë në dyqane. Përpunimi i tij është i shpejtë, i thjeshtë dhe i lirë.

    Me shtesën e vajit eterik ky detergjent merr aromën çfarë e dëshironi.

    Lajmi Paraprak

    Greva vazhdon, s’ka marrëveshje mes grevistëve dhe Qeverisë

    Lajmi i rradhës

    Mbappe dhe Haaland të vendosur për një rivalitet afatgjatë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë