Si t’i mbroni bimët e shtëpisë dhe kopështit nga ngrica

    Ngricat dhe acari mund të kenë efekt shkatërrues për disa bimë të caktuara që mbahen në shtëpi, ballkon apo kopësht.

    Mbrojtja e këtyre bimëve kërkon vigjilencë dhe informacion të përditësuar për kushtet e motit.

    Mbrojtja më e mirë është në varësi të kohëzgjatjes së ngricës por edhe llojit të bimës që zotëroni.

    Më poshtë do të mësoni për këshillat praktike për mbrojtjen e bimëve në rast se temperaturat bien nën 0 gradë ose më poshtë.

    Këshillat e mëposhtme janë afat-shkurtra por u japin bimëve forcën e duhur për të mbijetuar gjatë një nate apo një periudhe të caktuar acari.

    Ujitja

    Dheu i lagësht ruan ngrohtësinë më gjatë dhe më shumë se dheu i thatë, ndaj ujitja është një mënyrë e duhur.

    Për më tepër, mund të përdorni solucione kopshtarie që i ndihmojnë gjethet të ruajnë lagështinë.

    Mbulojini

    Mbulojini bimët me çarçaf, batanije apo edhe peshqirë që ato të ruajnë nxehtësinë.

    Për më thjeshtë, mund të përdorni një qese të trashë plastike për të mbuluar vazot, duke u siguruar që qesja nuk e prek bimën sepse çdo gjethe që prek plastikën do të ngrijë.

    Ndizni dritat

    Lërini afër një drite apo llampë me të paktën 100 vat në mënyrë që bimët të thithin nxehtësinë e saj.

    Sigurohuni që të mos jenë LED sepse ato nuk përçojnë nxehtësi.

    Zhvendosni vazot

    Në varësi të bimëve, ju mund t’i grumbulloni vazot në një vend të caktuar, kryesisht pranë një muri me drejtim nga jugu ose perëndimi në mënyrë që të ruajnë ngrohtësinë për më gjatë.

    Në mbrëmje, sigurohuni që vazot e bimëve t’i fusni brenda shtëpisë.

    Nëse keni në kopësht pemë apo fidanë të brishtë e të parritur plotësisht, mbështillini trungjet e tyre me batanije që të rrinë ngrohtë./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Arrihet marrëveshja për ngrohjen qendrore në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Pse dieta nuk funksionon për të gjithë njësoj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë