Problemi me ngrohjen qendrore në Qytetin e Shkupit dhe komunat është arritur. Amvisëritë do të kenë ngrohje qendrore të vazhdueshme dhe pa ndërprerje. Qytetarët e Shkupit nesër do të kenë ngrohje qendrore, ndërsa kompanisë Ballkan Enerxhi nuk do i merret licenca.
Qeveria e Republikë së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme, me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë në bashkëpunim me Komisionin Rregullator, si dhe me Kabinetin e kryeministrit miratoi ligjin për kriteret dhe kushtet për arritjen e marrëveshjes mbi ngrohjen qendrore në Shkup.
Kryetari i LSDM-së dhe mandatari për kryeministër, Dimitar Kovaçevski, përmes një postimi në fejsbuk ka siguruar shkupjanët që të jenë të qetë pasi ngrohje qendrore në këto ditë të ftohta dimri nuk do të mungojë. Ai shkroi se Qeveria ka aktivizuar të gjithë mekanizmat për këtë problematikë dhe se zgjidhja do të jetë në të mirë të tyre.