Pastroni dhomën për 10 minuta, duke përdorur këtë truk

    Dhoma e juaj mund të “vlojë” nga rrëmuja kur nuk aplikoni një sistem në vend.

    Duke pasur pikërisht këtë problem, një person iu drejtua platformës Reddit për të kërkuar këshilla se si të largojë largojë rrëmujën nga dhoma duke ankuar madje se nuk dinte nga t’ia fillonte.

    Një përdorues më pas, këshilloi që gjëja e parë që duhet të bëni në situata të tilla është që fillimisht të merrni frymë thellë, shkruan Express.co.uk.

    Përdoruesit e tjerë madje treguan pesë hapat për ta pastruar rrëmujën ekstreme në mënyrë të shpejtë, por cilat janë këto hapa?

    Hapi i parë që duhet të bëni është të vendosni një kohëmatës për 10 minuta (nëse doni edhe më shumë). Lëshoni muzikë, ose ndonjë show dhe shfrytëzoni këtë kohë për të pastruar.

    Hapi i dytë që duhet të bëni është të merrni një qese plehrash, për të larguar mbeturinat.

    Hapi i tretë, merruni me rrobat e pastra dhe të ndotura; sistemoni ato siç duhet.

    Hapi i katërt, hiqni çdo gjë që nuk duhet të jetë aty.

    Hapi i pestë, përsëriteni sipas nevojës. Pastaj mund të filloni të organizoni dhe të kaloni në fazën e mirëmbajtjes.

    Kjo është këshilla praktike. Pasi të keni vendosur gjithçka në rend, është shumë e lehtë të filloni me pastrimin e tërësishëm të dhomës. 

    Lajmi Paraprak

    Bronkiti apo inflamacioni i mushkërive – Si të konstatoni cili është problemi

    Lajmi i rradhës

    Prestanome

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë