Pse mblidhen mizat dhe mushkonjat në kuzhinë

    Mizat dhe mushkonjat janë “mysafirë” të shpeshtë të verës në shtëpi, ndërsa shumica e njerëzve nuk dinë t’i dëbojnë ato pa përdorur kimikate të forta.

    Ndiqni këto këshilla dhe nuk do të shqetësoheni me “mysafirë të paftuar”, të cilët mund të krijojnë një katastrofë higjienike në ushqim!

    1. Largoni gjërat e tyre “të preferuara”

    Së pari, sigurohuni që të mos keni lënë ushqim jashtë. Këto ushqime mund të jenë një tas me fruta që ngadalë kanë filluar të piqen, ushqimi i mbetur në lavaman ose qeset e plehrave. Merrni një kovë që mbyllet mirë dhe hiqni të gjitha ushqimet e mbetura në mënyrë që aroma e tyre të mos tërheqë mizat.

    2. Mbillni në saksi bimë që largojnë mizat

    Edhe mizat, edhe mushkonjat do të largohen nga aromat që u pëlqejnë njerëzve, kështu që mbillni borzilok, livandë ose nenexhik. Të gjitha këto janë bimë aromatike të lira dhe të bukura që do të jenë zbukurimi i shtëpisë suaj dhe nuk do të lejojnë që “gumëzhitësit” e bezdisshëm të sillen vërdallë rreth shtëpisë.

    3. Bëni një sprej shtëpie

    Spërkatni vendet ku grumbullohen mizat me një sprej shtëpie me vajra esencialë. Përzieni ujin dhe vajin esencial të borzilokut, livandos ose barit të limonit në një shishe spërkatëse. Vetëm disa pika do të jenë të mjaftueshme që mizat të anashkalojnë kuzhinën tuaj dhe dhomat e tjera!

    Lajmi Paraprak

    Kina pritet të “çrrënjosë lojërat online që shtrembërojnë historinë”

    Lajmi i rradhës

    “Nëse nuk pajtohen, mund të shkojnë në gjykatë” – Guardiola reagon ndaj kritikave të Kloppit për transferimet e Man City

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë