Psikologët listojnë cilësitë për një fëmijë të suksesshëm në një botë konkurruese

    Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), shkalla e ankthit, depresionit, zemërimit dhe stresit të përgjithshëm është rritur tek fëmijët dhe adoleshentët.

    Duke pasur parasysh këto sfida të frikshme, si prindër, ju duhet që tani më shumë se kurrë, t’i ndihmoni fëmijët tuaj të bëhen të aftë në përballimin e kërkesave të jetës.

    Ka shumë aftësi thelbësore që fëmijët duhet të mësojnë për të patur një jetë produktive. Disa shembuj përfshijnë komunikimin, teknologjinë, njohuritë financiare, të shkruarit dhe aftësitë organizative.

    Psikologët mund të listojnë shumë cilësi që u duhen fëmijëve dhe njerëzve në përgjithësi për të patur sukses në një botë konkurruese, por nëse do na duhej t’i përmbledhim në dy cilësi të vetme ato do të ishin:

    ▪ T’u mësojmë fëmijëve si të rregullojnë dhe menaxhojnë emocionet e tyre, dhe
    ▪ Si të zgjidhin probleme përmes sfidave

    Shkurtimisht, vetë-rregullimi i emocioneve do të thotë që fëmija juaj mund të qetësohet dhe t’i përballojë vetë ndjenjat e tij. Këta fëmijë mund të menaxhojnë situata stresuese ose të dinë se si të largohen prej tyre.

    Zgjidhja e problemeve përfshin pranimin e tyre, reflektimin mbi mënyrat e menaxhimit dhe zbatimin e zgjidhjeve më të mira.

    Lajmi i mirë është se ju mund ta mësoni dhe frymëzoni fëmijën tuaj të rregullojë emocionet dhe të zgjidhë problemet (aq “probleme” sa mund të ketë një fëmijë në etapa të caktuara të jetës dhe rritjes së tij).

    Katër mënyra se si mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të rregullojë emocionet dhe të zgjidhë problemet:

    1. Rritini ata me mendësinë për vetë-kujdes dhe vetë-zhvillim

    Sa më shumë që fëmija juaj t’ju shohë të praktikoni vetë-kujdes për shëndetin tuaj emocional, aq më shumë do të dijë instinktivisht të kujdeset për veten e tij. Jini të përkushtuar për të punuar vazhdimisht në aftësitë tuaja qetësuese dhe zgjidhjen e problemeve.

    2. Përdorni teknika qetësuese

    Shumë prindër u thonë fëmijëve të tyre të qetësohen pa demonstruar fillimisht mënyra se si të qetësohen apo si të menaxhojnë “emocione të mëdha”. Ne besojmë gabimisht se menaxhimi i jetës sonë duhet të jetë një përvojë si autopilot. Nuk është ashtu. Që nga momenti që zgjohemi në mëngjes, ne përballemi me kërkesa dhe sfida. Kështu, duhet të përdorim mjete për t’i menaxhuar këto sfida.

    Ushtrimet e frymëmarrjes, meditimi, biseda të dobishme me veten, mirënjohja, rikujtimi i pikave tona të forta, lutja, joga ose aktiviteti fizik janë vetëm disa mjete që mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni stresin dhe të mbani një gjendje të qetë mendore.

    3. Dëgjoni. Vërtet dëgjoni

    Kur fëmijët ndihen të dëgjuar, ata ndihen të vlerësuar dhe vetëvlerësimi i tyre rritet. Dëgjimi i fëmijëve ndihmon në nxitjen e komunikimit të hapur dhe të sinqertë, i cili mund të çojë në marrëdhënie më pozitive dhe një kuptim më të thellë të perspektivave të tyre. Kur fëmijët lejohen të shprehen, ata mund të ndihen të fuqizuar për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre.

    4. Flisni në mënyrë konstruktive me veten dhe ata

    Fëmijët mësojnë duke vëzhguar sjelljen e atyre që i rrethojnë, prandaj është e rëndësishme që në mënyrë transparente dhe aktive të demonstrojnë sjellje të qeta në të gjitha situatat.

    Lajmi Paraprak

    Interneti është makthi i Vrapuesit në Teh, por është një mënyrë për ta frenuar valën e gënjeshtrave

    Lajmi i rradhës

    Rreth 1500 ndërtime pa leje në Tetovë, rrezik potencial në rast të tërmeteve apo zjarreve

    Lajme tjera

    Sfidat e prindërimit

    Prindërimi është një proçes i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, informacione, por edhe eksperiencë. Çdo…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë