Bukë e pasur integrale

    Përbërësit:

    ▪ gjysmë gote miell thekre,
    ▪ gjysmë gote miell integral gruri,
    ▪ 1 gotë miell tërshëre,
    ▪ gjysmë gote miell hikrre,
    ▪ 2 – 3 lugë të vogla liri të bluar,
    ▪ 2 lugë të vogla fara luledielli,
    ▪ 2 lugë të vogla kokrra gruri,
    ▪ 1 lugë të vogël mjaltë,
    ▪ 1 kub tharmi të freskët,
    ▪ 2 lugë të vogla të vajit të kulluar të ullirit,
    ▪ kripë deti sipas nevojës,
    ▪ ujë të ngrohtë sipas nevojës.

    Përgatitja:

    Në gjysmë gote të ujit të vakët shtoni tharmin dhe mjaltin, përzieni dhe lini të bymehet.

    Në një enë më të madhe përzieni përbërësit e thatë.

    Miellit të përgatitur në këtë mënyrë shtoni tharmin, pastaj përzieni me lugë kuzhine me shtim gradual të ujit të ngrohtë derisa të përftohet masa kompakte.

    Lëreni në vend të ngrohtë që të bymehet.

    Kur të bymehet shtoni vajin e ullirit, përzieni dhe lëreni që sërish të bymehet. Pastaj përzieni shkurt dhe qiteni në kallëpin e lyer dhe të bërë me miell.

    Lëreni në furrë të ftohtë dhe piqeni në 180 gradë rreth një ore.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski mbështet rigjykimin për ngjarjet e “27 prillit”: Personat e dënuar nuk janë terroristë

    Lajmi i rradhës

    Sallatë me sardele

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë