Hudhër e freskët apo e gatuar, cila ka më shumë vlera për shëndetin

    Shumë njerëz frenohen nga dëshira për të ngrënë hudhrën e freskët në një orë të caktuar të ditës për shkak të aromës së fortë të saj.

    Të tjerë e preferojnë të gatuar, ndonëse nxehtësia mund të eliminojë disa prej vlerave më të shëndetshme të saj.

    Përbërësit organikë të hudhrës

    Hudhra përmban përbërës organikë që shërbejnë për pasurimin e gjakut dhe pengojnë trombozën apo sëmundjet kardiovaskulare.

    Këto përbërës besohet të luajnë rol mbrojtës edhe kundër sëmundjeve tumorale.

    Tromboza

    Pjekja e hudhrës në furrë në një temperaturë mbi 200 gradë ose zierja për 3 minuta nuk ndikon fare në aftësinë e hudhrës për të penguar trombozën.

    Por, ngrohja e hudhrës në mikrovalë për më shumë se 10 minuta i shkatërron plotësisht këto vlera.

    Ndikimi i gatimit tek hudhra

    Shtypja e hudhrës së freskët çliron një enzimë e cila nxit formimin e alicinës.

    Kjo më pas shpërbëhet në përbërës organikë mirëbërës për trupin dhe shëndetin.

    Nxehtësia nga ana tjetër e bën enzimën jo aktive, ndaj ekspertët rekomandojnë që përpara gatimit ta shtypni hudhrën, ta mbani për 10 minuta e më pas ta gatuani.

    Hudhra rekomandohet të hidhet në gatim në fund të procesit.

    Hudhrat e pjekura në furrë

    Merrni disa kokrra hudhra dhe siç janë të plotë prijuni përmes një thike të mprehtë pjesën e sipërme të kokës.

    Marinojini me kripë, piper të zi dhe vaj ulliri dhe mbështillini me letër pjekjeje.

    Futini në furrë dhe lërini përreth 40 minuta.

    Mund të konsumohen në formën e gjalpit me bukë të thekur por edhe si garniturë për mishra të ndryshëm.

    Salca e Hudhrave

    Pastroni disa kokrra hudhra dhe skuqini lehtë në vaj ulliri për pak minuta.

    Thelbinjtë e skuqur bashke me vajin e ullirit grinjini në një blender derisa të përftohet një salcë kremoze e ujshme

    Është një salcë e shkëlqyer që mund t’u shtohet sallatave të ndryshme ose mishrave gjithashtu.

    Feta hudhrash me vaj ulliri

    Ndani thelpinjtë e disa kokrra hudhrave. Pastrojini nga lëkura dhe prijini përmes një thike të mprehtë në feta të holla.

    Skuqini në vaj ulliri, hidhuni kripë, kaurdisini për pak sekonda dhe hudhrat janë gati.

    Mund të përdoren për sallata të ndryshme, gjellëra dhe supa. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Si të zbusni peshqirët e përdorur

    Lajmi i rradhës

    “S’ka pasuri që do ta vë në paqe me veten njeriun e keq”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë