Shenjat që tregojnë se vuani nga insomnia

    Insomnia (pagjumësi) është një lloj çrregullimi i gjumit. Individët me insomnia e kanë të vështirë të bien në gjumë, të qëndrojnë në gjumë ose të dyja.

    Vështirësitë e gjumit ndodhin të paktën tre netë në javë për të paktën 3 muaj. Njerëzit që përjetojnë insomnia zakonisht raportojnë të paktën një nga këto simptoma:

    – zgjimi shumë herët në mëngjes
    – gjumë jo i mirë
    – probleme për t’i zënë gjumi ose për të qëndruar në gjumë

    Këto simptoma tmund të çojnë në simptoma të tjera, duke përfshirë:

    – lodhje
    – ndryshime të humorit
    – nervozizëm

    Ka trajtime farmaceutike dhe jofarmaceutike për pagjumësinë, por kura e duhur përcaktohet nga mjeku që ndjek rastin. Mund të rekomandohet gjithashtu trajnim për higjienën e gjumit. Ndonjëherë, sjelljet që ndërhyjnë te gjumi shkaktojnë insomnia. Meditimi është gjithashtu një metodë natyrale, e lehtë dhe pa ilaçe për trajtimin e këtij çrregullimi.

    Ndryshime të tjera përfshijnë:

    – shmangia e pijeve me kafeinë afër kohës së gjumit
    – shmangia e ushtrimeve para gjumit
    – minimizimi i kohës së shpenzuar në shtrat kur nuk keni ndërmend të flini

    Alternativë tjetër është edhe aromaterapia – vajrat esencialë që mund t’ju ndihmojnë të flini janë kamomili, dru kedri, livando, dru sandali, neroli dhe portokall.

    Lajmi Paraprak

    Si ta shkëpusësh veten nga rrjetet sociale

    Lajmi i rradhës

    “Asnjë njeri nuk është një ishull”

    Lajme tjera

    Nervat në trafik

    Lexuesit janë informuar rregullisht mbi mënyrat për mbrojtjen e zemrës dhe fuqizimin e këtij organi të rëndësishëm. Një…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë