Shtatë mënyra për të shmangur rritjen e një narcisti

    Studimet kanë treguar se narcisizmi është në rritje, që do të thotë se marrëdhëniet e shëndetshme do të bëhen gjithnjë e më të rralla. Nëse dëshironi që fëmija juaj të bëhet një i rritur i shëndetshëm, mos i bëni këto gjëra.

    1. Mos e bëni fëmijën tuaj qendrën e universit

    Është e qartë se ju e doni fëmijën tuaj, por ai duhet të mësojë se ka njerëz të tjerë me ndjenja rreth tij. Mësoni fëmijën tuaj se të gjithë duhet të jenë në fokus, të jenë të vëmendshëm ndaj të tjerëve dhe se të gjithë janë po aq të rëndësishëm.

    1. Kur fëmija juaj është i keq me dikë, pyeteni se si do të ndihej nëse do të ishte ai person

    Narcistët shpesh bëjnë gjëra vetëm sepse konsiderojnë se kanë të drejtë për të. Duhet patjetër t’i ndihmoni fëmijës që të kuptojë se me shpirtligësi dhe manipulim nuk do të ketë miq dhe se të tjetër mund t’i lëndojë me veprimet e veta.

    1. Lëreni fëmijën tuaj të dështojë herë pas here

    Mos insistoni në trajtim të veçantë për fëmijën tuaj, qoftë në kopsht, shkollë apo trajnim. Mësoni fëmijën tuaj të përballet me dështimin dhe zhgënjimin.

    1. Përqendrohuni në marrëdhëniet

    Një nga mënyrat më të lehta për t’u siguruar që fëmija juaj të mos bëhet narcist është të përqendroheni në miqësitë e duhura. Kur fëmijët kanë miq të vërtetë dhe lidhje të vërteta me njerëzit, ata kanë më pak gjasa të sillen si narcistë.

    1. Mësoni të thoni jo

    Fëmijët duhet të mësojnë të vendosin kufij dhe kjo do të thotë të thonë jo herë pas here.

    1. Përqendrohuni te ngrohtësia, jo te lavdërimi

    Lavdërimi i tepërt çon në sjellje narcisiste dhe i bën njerëzit të mendojnë se meritojnë më shumë. Nga ana tjetër, ngrohtësia dhe afërsia qetësojnë.

    1. Mësojini fëmijës tuaj se dashuria nuk është e njëjtë me miratimin

    Narcistët shpesh nuk e kuptojnë këtë dhe priren ta konsiderojnë miratimin më të rëndësishëm dhe më të mirë se dashuria. Ju duhet t’i mësoni fëmijës tuaj ndryshimin midis të dyja këtyre gjërave dhe t’i shpjegoni se miratimi është kalimtar. 

    Lajmi Paraprak

    Vuçiq: Nuk do të ketë Kosovë të pavarur

    Lajmi i rradhës

    “Ndryshimet kushtetuese politikisht janë të vështira”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë