Smoothie ideal për të rritur rezistencën e organizmit dhe për të ushqyer trupin tuaj. Një mënyrë e lehtë dhe e shpejtë për të marrë energjitë e nevojshme qe ju duhen për të nisur fuqishëm ditën tuaj.
Spirulina redukton simptomat e alergjisë, rrit sistemin imunitar si dhe bën të mundur largimin e metaleve të rënda nga organizmi. Përdorimi i hithrës ndihmon në largimin e infeksioneve dhe përmirësimin e punës së mëlçisë.
Përgatitja është shumë e lehtë. Vendosni përbërësit në sasi të caktuar në një blender dhe bluajini për një minutë.
Receta për katër persona:
📌 Hithra 50gr
📌 3 gota kos
📌 1 banane
📌 2 lugë gjellë spirulinë.
Mund t’i shtoni mjalt sipas dëshirës.
Konsumohet në mëngjes ose sipas dëshirës.
Burimi: Ylli Merja