Studimi: Puna fleksibile përmirëson ndjeshëm shëndetin e zemrës

    Puna fleksibile mund të zvogëlojë rrezikun e dikujt për të pasur një atak në zemër ose goditje në tru, ka zbuluar një studim i ri amerikan.

    Të kesh një ekuilibër më të mirë punë-jetë është aq e dobishme për shëndetin, saqë disa punonjës që punojnë në mënyrë fleksibile përfundojnë me shëndetin e zemrës ekuivalent me atë që kishin 10 vjet më parë.

    Gjetjet e studimit ka të ngjarë të shtojnë debatin nëse puna nga shtëpia më shpesh, siç kanë bërë më shumë njerëz që nga Covid, përmirëson shëndetin e tyre.

    Ato sugjerojnë gjithashtu se puna në një mjedis stresues rrit rrezikun e një ataku në zemër ose goditje në tru, të cilat mes tyre shkaktojnë rreth 160.000 vdekje në vit në Britani të Madhe – 460 në ditë.

    “Kur kushtet stresuese në vendin e punës dhe konflikti punë-familje u zvogëluan, ne pamë një reduktim të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare në mesin e punonjësve më të cenueshëm, pa ndonjë ndikim negativ në produktivitetin e tyre”, tha bashkautorja Lisa Berkman, një profesoreshë e politikave publike dhe epidemiologjisë në shkollën e shëndetit publik TH Chan të Harvardit.

    “Këto gjetje mund të jenë veçanërisht të rëndësishme për punëtorët me paga të ulëta dhe të mesme, të cilët tradicionalisht kanë më pak kontroll mbi oraret dhe kërkesat e tyre të punës dhe janë subjekt i pabarazive më të mëdha shëndetësore”, shtoi ajo.

    Për projektin, akademikët përdorën një program në vendin e punës, të cilin e projektuan për të përmirësuar ekuilibrin punë-jetë. Menaxherët u trajnuan në “strategji për të treguar mbështetje për jetën personale dhe familjare të punonjësve krahas performancës së tyre në punë”.

    Dhe si menaxherët ashtu edhe stafi iu nënshtruan trajnimeve “për të identifikuar mënyra të reja për të rritur kontrollin e punonjësve mbi oraret dhe detyrat e tyre”.

    Ata e testuan këtë qasje me një firmë IT, e cila kishte 555 punëtorë të të dy gjinive, të cilët zakonisht fitonin një pagë të moderuar, dhe një kompani kujdesi, e cila kishte një fuqi punëtore prej 973, kryesisht femra, me paga të ulëta.

    Bashkautori Orfeu Buxton, një profesor i shëndetit të sjelljes në Penn State, tha se përfundimet e tyre duhet të inkurajojnë punëdhënësit që t’i japin stafit të tyre një ekuilibër më të madh punë-jetë.

    Rreth 7.6 milionë njerëz në Britaninë e Madhe kanë një problem me zemrën ose qarkullimin e gjakut, gjë që i vë ata në rrezik më të madh për të pësuar një kolaps potencialisht fatal, sipas Fondacionit Britanik të Zemrës. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Aksidentet rrisin kërkesën për gjak, Shqipëria ka shumë pak dhurues

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Tetova do të jetë më e pastër / Mbeturinat në qytet do t’i menaxhojë kompania sllovene (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë