T’i mësoni fëmijët të ndajnë gjërat me fëmijët e tjerë!

    Këshillat që do t’ju ndihmojnë t’i edukoni fëmijët që të mos jenë egoistë

    Nuk ka më mirë se kur fëmijët luajnë bashkë dhe shkojnë mirë ndërmjet vete, këto janë këshillat që do t’ju ndihmojnë që fëmijës tuaj t’ia rrënjosni zakonin e tillë.

    Nëse duam që fëmijët të mësojnë të ndajnë lodrat ose ushqimin me të tjerët, patjetër duhet t’ua mësojmë këtë.

    Ndarja e lodrave dhe çdo gjë tjetër është shkathtësi sociale, jo diçka e natyrshme, pra mësohet me kalimin e kohës. Prandaj, supozimet e prindërve që fëmijët do të bëjnë atë që të rriturit instinktivisht e konsiderojnë të drejtë janë kryesisht të gabuara.

    Veç tjerash, çfarë është e drejtë e çfarë jo, është përcaktuar me zakonet dhe kulturën e pashkruar, ndërsa fëmija në fillimin e jetës është i motivuar vetëm me nevojat dhe dëshirat e veta.Reklama

    Ndarja e lodrave gjithsesi nuk është njëra ndër ato zakone.

    Lavdërimi si nxitje

    Nëse duam që fëmijët të mësojnë të ndajnë lodrat apo ushqimin, duhet patjetër t’ua tregojmë atë me shembull. Në moshën derisa janë të vegjël dëshirojnë të imitojnë prindërit, gjyshat dhe gjyshet, prandaj së shpejti do të na pasojnë edhe kur është fjala për ndarjen.

    Çdo përpjekje e fëmijës që diçka të ndajë me të tjerët duhet lavdëruar, në mënyrë që fëmija veprimin e vet ta kuptojë si diçka pozitive dhe si një përvojë të këndshme. Është e thjeshtë, në atë moshë fëmijët kanë nevojë për motivim të mirë dhe do të ndajnë gjërat që duan.

    Nuk mund të presim, shpjegojnë psikologët, që në moshën tre, gjashtë apo nëntë vjeç, një fëmijë të jetë gati të edukojë veten, vetëm sepse një sjellje e tillë është e duhura! Është një rrugë shumë e gjatë që përfshin zhvillimin e ndjeshmërisë, ndërgjegjësimin e njerëzve të tjerë, si dhe adoptimin e vlerave morale, që kërkon ende kohë.

    Në vend që të turpërohemi, të kërkojmë falje ose të shmangim këndin e lojërave vetëm sepse fëmija ynë nuk dëshiron të lëvizë nga lëkundjet edhe pas gjysmë ore ose të vjedhë lopatën e një fëmije tjetër, duhet të përpiqemi të organizojmë një lojë me lodra të përbashkëta. Kjo përvojë mund ta inkurajojë fëmijën të heqë lodrën e tij dhe të marrë lodrën e dikujt tjetër, që i intereson.

    Edhe pse në fillim do ta bëjnë për kuriozitet dhe jo sepse duhet, me kalimin e kohës do ta shohin që është argëtuese, duke zotëruar njëkohësisht edhe artin e ndarjes.

    Lajmi Paraprak

    “Procesi i skriningut po zhvillohet pozitivisht”

    Lajmi i rradhës

    Scholz sulmon ashpër Putinin para OKB-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë