Shëndeti i zemrës përmirësohet falë ngrënies çdo ditë e arrorëve si arrat apo bajamet.
Suplementet e vitaminave po bëhen gjithnjë e më popullore në mesin e njerëzve që kërkojnë doza të shpejta të këtyre ushqyesve të nevojshëm.
Shumë njerëz marrin suplemente vitaminash edhe për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Megjithatë, studimet shkencore konfirmojnë se marrja e këtyre suplementëve nuk luan asnjë rol në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Studimet pohojnë se ulja e këtij rreziku mund të arrihet falë zgjedhjeve të zgjuara e të shëndetshme në ushqyerje.
Të dhënat ku bazohet AgroWeb.org, rekomandojnë disa hapa të thjeshtë në përmirësimin e regjimit ushqimor për të përmirësuar shëndetin e zemrës.
Si të përmirësoni shëndetin e zemrës me vitaminat nga ushqimi
Shëndeti i zemrës përmirësohet falë:
Konsumit të rregullt të peshqve të pasur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë D siç janë peshku ton apo salmon;
Ngrënia çdo ditë e arrorëve si arrat apo bajamet;
Ushqyerja me perime me ngjyrë të kuqe, portokalli dhe të verdhë siç janë karrotat dhe specat. Ato janë të pasura me vitamina të shëndetshme për zemrën dhe fibër;
Konsumi i fasuleve me ngjyrë të errët të cilat janë të pasura me vitaminë B, fibër dhe minerale të tjera të vyera;
Ngrënia e brokolit të freskët dhe pak të gatuar për të marrë më shumë vitaminat C dhe E.
Pirja e një gote me verë të kuqe herë pas here dhe ngrënia e çokollatës së zezë me të paktën 70 përqind kakao.
Një regjim i tillë i shëndetshëm dhe i shijshëm do i falë zemrës suaj shëndet dhe lumturi.
Studimet e fundit gjithashtu rekomandojnë ndjekjen e planit 5-10-8 që synon të minimizojë rreziqet e sëmundjes së zemrës dhe të garantojë një shëndet të mirë dhe afatgjatë të saj.
Gjeni më poshtë të shpjeguar në artikullin e AgroWeb.org formulën e jetëgjatësisë.
5 Racione fruta dhe perime
Ngrënia e pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë është e domosdoshme për shëndetin e zemrës.
Në mëngjes mund të konsumoni një racion frutash dhe perimesh dhe më pas të konsumoni disa të tjerë gjatë vakteve.
Përzgjedhja e tyre është tërësisht në dorën tuaj.
10 Minuta aktivitet fizik
Studimet kanë treguar se një aktivitet fizik për 60 deri në 90 minuta në javë e ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 50 përqind.
8 Orë gjumë
Cilësia e gjumit është shumë e rëndësishme për zemrën.
Ndonëse nevojat për gjumë të njerëzve janë të ndryshme, synoni të flini 8 orë gjumë të mirë dhe pa shqetësime.