Zgjidhja natyrale | Si të pastroni furrën

    Megjithatë, furra është një pajisje që kërkon mund e djersë në pastrim, për shkak të yndyrnave dhe temperaturës së lartë.

    Furra është një pajisje që nuk mungon në asnjë shtëpi.

    Falë saj, amvisat mund të gatuajnë me mjeshtëri receta të larmishme dhe të shëndetshme për të gjithë familjen.

    Megjithatë, furra është një pajisje që kërkon mund e djersë në pastrim, për shkak të yndyrnave dhe temperaturës së lartë.

    Pjesa më e lehtë e pastrimit të furrës dhe sobës është ajo e jashtme ndërsa brendësia e kësaj pajisjeje elektroshtëpiake është një sfidë e madhe.

    Në këtë artikull do të mësoni për mënyrat e lehta të pastrimit së brendshmi dhe së jashtmi të furrës së shtëpisë.

    Si të pastroni derën e sobës

    Për pastrimin e saj ju nevojiten solucion pastrimi të xhamit, larës enësh, dhe peceta prej mikrofibre.

    Në fillim mbushni një enë të vogël me ujë dhe sapun të lëngshëm.

    Lajeni derën e sobës nga brenda dhe jashtë dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

    Pasi ta keni tharë, është rradha e solucionit të pastrimit.

    Spërkateni pjesën e xhamit të derës së sobës me solucionin pastrues dhe fërkojeni në lëvizje rrethore për të hequr çdo papastërti të mbetur.

    Më pas, në raundin e dytë, përdorni një leckë të thatë për ta tharë xhamin.

    Si të pastroni sobën në brendësi

    Për pastrimin e brendësisë së sobës ju nevojiten:

    • Peceta pastrimi prej mikrofibre,
    • Sapun të lëngshëm,
    • Uthull të bardhë,
    • Sodë buke,
    • Ujë,
    • Sfungjer dhe tel enësh.

    Në fillim, përzieni ujin e nxehtë me sapun të lëngshëm dhe lajeni sobën në brendësi duke alternuar mes telit të enëve dhe sfungjerit.

    Teli i enëve është efikas për heqjen e yndyrnave që ngjiten në sobë.

    Pas shpëlarjes, tresni pak sodë buke në ujë dhe përgatisni një pastë, me të cilën duhet të lyeni të gjitha zonat e pisëta.

    Lëreni për disa minuta dhe më pas fërkojeni me tel enësh.

    Pas shpëlarjes, çdo papastërti e mbetur mund të hiqet duke tretur uthull të bardhë në ujë dhe duke e fërkuar me tel.

    Shpëlarja dhe tharja me pecetë të thatë janë hapi i fundit i pastrimit të pjesës së brendshme të furrës.

    Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë pastrimin e shpeshtë të sobës, veçanërisht pasi e keni përdorur në gatim dhe ajo të jetë e ngrohtë por jo e nxehtë./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Pse dështoi Amerika në Afganistan?

    Lajmi i rradhës

    Petë e njelmët me miell misri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë