Zgjidhja për erën e keqe të hudhrës është pikërisht në frigoriferin tuaj

    Shumë njerëz janë të vetëdijshëm për vetitë e shëndetshme të hudhrës, por pavarësisht kësaj, ata shmangin ngrënien e saj për shkak të erës së keqe pasi e hanë. Megjithatë, shkencëtarët kanë gjetur një zgjidhje.

    Jogurti mund të jetë çelësi për ta luftuar erën e keqe të hudhrës – sugjeron një studim i publikuar në revistën Molecules. Jogurti i rëndomtë nga qumështi i plotë parandalon një përqindje të lartë të substancave që janë përgjegjëse për aromën e keqe të hudhrës – kanë thënë studiuesit amerikanë nga Universiteti Shtetëror i Ohios

    Sipas gjetjeve të tyre, proteinat që gjenden në kosin e thjeshtë me qumësht të plotë janë në gjendje të neutralizojnë përbërësit me bazë squfuri që shkaktojnë erën e pakëndshme.

    Ekipi i shkencëtarëve vendosi sasi të barabarta hudhre të papërpunuara në shishe qelqi, përpara se të shtonin lloje të ndryshme jogurti në të njëjtat shishe. Ata zbuluan se jogurti ishte 99 për qind efektiv në reduktimin e përbërësve të hudhrës, veçanërisht jogurti me nivele të larta të proteinave dhe jogurti me përmbajtje të lartë yndyre, transmeton The Mirror.

    “Në përgjithësi njerëzit duan të hanë më shumë proteina tani”, ka thënë autorja kryesore e studimit, Dr. Sheryl Barringer, për të shtuar se ato mund të ndihmojnë në mënyrë indirekte edhe me erën e hudhrës si dhe t’ju bëjë të ndiheni më të ngopur për më një kohë më të gjatë. 

    Lajmi Paraprak

    Problemet në shkollat gjermane | Shumë fëmijë, më pak mësues

    Lajmi i rradhës

    Mbipesha, shkaktari kryesor i sëmundjes së diabetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë