NGAZËLLIMI I ZAGARËVE

    Jim Morrison

    Jim Morrison
    Përktheu: Fadil Bajraj

    Gjarpri, zhapini, syri i insektit
    dëgjueshmëria e gjuetarit të papërvojë
    I shpejtë, në kohë pa kohë, në shërbim
    të marifeteve dhe gjumit,
    shndërron pyllin e ngrohtë në lëndë druri të paqëndrueshme.

    Tash mësyja luginës.
    Tash mësyja parukës.
    Sytë sëmbojnë,
    Qielli u ça
    prapa rrashtës
    Fundi i shpejtë i gjuetisë.
    Përqafim rreth gjoksit të ënjtur e të shqyer
    dhe fytit me njolla gjaku.
    Zagarët ngazëllehen.
    Merre atë në shtëpi.
    Kthe trupin e motrës sonë
    te barka.

    Lajmi Paraprak

    Nëse keni depresion, mund t’i bëni këto tre punë të mira

    Lajmi i rradhës

    Nis shtrenjtimi me afrimin e festat e fund vitit

    Lajme tjera

    Anës Lumenjve

    Fan Noli Arratisur, syrgjynosur,Rraskapitur dhe katosurPo vajtonj pa funt, pa shpresë,Anës Elbë-s, anës Spree-së.Ku e lam’ e ku…
    Më tepër

    Rama ndal!

    Justinian TopulliStudiues i Islamit Pothuajse krejt bektashinjtë shqiptarë e identifikojnë veten edhe myslimanë, njëlloj siç bëjnë edhe ndjekësit…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë