Kurti për “Mini-Schengenin”: Nuk ofron vizion për rajonin

    Foto: AFP

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin e Prespës tha se Republika e Kosovës e ndan zhgënjimin me vendimin e Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe është mesazh dekurajues për rajonin, edhe për Kosovën, si vend që i është mohuar liberalizimi i vizave.

    Kryeministri kosovar tha se Kosova e refuzon ashpër “Mini Shengenin” dhe se rajoni duhet t’i kthehet agjendës së Bashkimit Evropian.

    “Kjo iniciativë nuk ka vizion për rajonin.Inkurajoj të gjithë t’i kthehemi agjendës së Bashkimit Evropian dhe asaj transatlantike. Pakënaqësia me BE-në nuk duhet të instrumentalizohet nga vendet që nuk e duan NATO-n apo e mbështesin Federatën e Rusisë”, tha Kurti.

    Por, nuk mendon njësoj kryeministri i Shqipërisë.Edi Rama ka insistuar edhe në Formimin e Prespës në Maqedoni të Veriut për formimin e mini-shengenit Ballkanik.

    Para liderëve rajonal, Rama tha se Ballkani Perëndimor nuk ka pse e pret Bashkimin Evropian që të ketë liri të lëvizjes së njerëzve dhe kapitalit për t’i dhënë potencial qytetarëve të secilit shtet në rajon.

    “Pse ta presim BE-në që të kemi lëvizje të lirë të njerëzve me letërnjoftim dhe të kemi gjiro qarkullim të njerëzve kapitalit dhe mallrave. Të kemi sistemin, një sportel në kufij dhe t’i shndërrojmë kufijtë të hapura dhe të lira për njerëzit tanë. Nënkuptohet se këtë mund ta bëjmë edhe vet. Duhet të vazhdojmë të lëvizin në këtë drejtim, kjo bëhet edhe me reforma dhe përmirësimin e standardeve”, tha Rama.

    Mini-Shengeni është një nismë e përbashkët e Vuçiqit, kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal. Kosova ka refuzuar të marrë pjesë në këtë iniciativë.

    Lajmi Paraprak

    Pahor: Shtyrja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është gabim

    Lajmi i rradhës

    Zvicra e pafat ndaj Spanjës, eliminohet nga EURO 2020 pas penalltive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë