Kasami njoftoi ndryshimin e emrave të rrugëve të Tetovës

    Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot njoftoi se Këshilli i komunës ka propozuar formimin e një komisioni për ndryshimin e emrave të rrugëve. Kasami tha se paraprakisht do të ketë debat publik, dhe se për këtë çështje do të merren parasysh edhe propozimet e shoqatës shqiptare të akademikëve për shkencë dhe kultur si dhe propozimet e qytetarëve.

    “Unë besoj që ata të cilat do t’i gjejnë të arsyeshme, komisioni i Këshillit do t’i pranojë dhe do të vazhdojë tutje me procedurën. Besoj që procedura do të jetë deri në fund transparente, sepse kjo është interes i qytetit, i çdo qytetari”, u shpreh Kasami.

    “E kemi mirëkuptimin e të gjithë faktorëve politikë dhe shoqërorë për këtë çështje. Shumë rrugë dhe lagje në Komunën e Tetovës kanë qenë me emërtime joadekuate. Prandaj kam ngritur një grup pune që ka punuar në identifikimin e rrugëve dhe si rezultat i asaj janë identifikuar gati 300 rrugë që janë emërtuar jo sipas ligjit. Do të kemi proces gjithëpërfshirës për emërtimin e rrugëve të qytetit”.

    Lajmi Paraprak

    Letra drejtuar Mehmet Shehut, më 1967: po e prishni karakterin e shqiptarit, në dëm të Atdheut

    Lajmi i rradhës

    “Shqipëria të jetë gati për 2030, e ka shansin të jetë në BE”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë