Nëse VLEN shndërrohet në një parti, Taravari nuk do të jetë pjesë e saj

    “Ne (ASh) në Qeveri normalisht vazhdojmë. Nëse VLEN vendos të bashkohet, ne s’kemi qare tjetër, vazhdojmë me grupin tonë parlamentar. Ne vazhdojmë në Qeveri”. Kështu Arben Taravari në TV21 ka bërë të ditur se nuk ka në plan të largohet nga Qeveria edhe nëse VLEN vendos të shkrihet si parti pa Aleancën për Shqiptarët, përcjell Nistori.

    “Nuk është vënë në pikëpyetje. Tash për tash… Do ta sqaroj për publikun… Ne do të mundohemi deri në atomin e fundit që ta mbajmë VLEN-in. Në qoftëse ka një vendim që unë s’e di, e që është se ata do të bashkohen, unë do të tentoj që a mund ta mbajmë VLEN edhe Aleancën për Shqiptarët. As që na kanë thënë, as e kanë biseduar, as qe e kemi diskutuar, as që e kemi hapur si temë. Nëse do të na thonin bisedoni me organet partiake, do t’i kisha thirr Kuvendin dhe do ta bisedonim. Këtë do ta diskutonin që dje… Nëse na jepet mundësi që ta bisedojmë edhe për shkrirje para zgjedhjeve, për hajër ju qoftë. I përgëzoj dhe i përkrahi”, deklaroi Taravari.

    Taravari tha se koalicioni VLEN nëse bashkohet në një parti, Aleanca për Shqiptarët është për të bashkëpunuar në zgjedhjet lokale.

    “Ultimatumet nuk i dua, asnjëherë në jetë nuk kam funksionuar me ultimatume përkundrazi ajo krijon ndjesi të keqe. Sepse ose pranohem, ose merre ose shko. Nëse vjen ashtu, unë lë hapësirë për të biseduar nëse mundemi të gjejmë gjuhë të përbashkët, sepse fuzionimi aspak nuk është përmend këto 4-5 muaj. Sërish mund ta hapim atë temë, jemi të gatshëm të bisedojmë, po të na thuhet për një javë, për javën e ardhshme, kemi vendosur të bashkohemi, a unë nuk e di këtë dmth ky koordinim është moti që të bëhet bashkimi. Atëherë unë vetëm mund t’i inkurajoj dhe t’ju them nëse bashkoheni këtu jemi si Aleancë për të bashkëpunuar me ju për zgjedhjet lokale. Nëse mendoni se nuk duhet si Aleancë për Shqiptarët për zgjedhjet lokale ne dalim edhe vetë. Më mirë ndershmërisht e provojmë kërkojmë përkrahje aty ku mendojmë dhe kujt mendojmë t’i kërkojmë përkrahje qëllimi ynë do të jetë që si parti politike të dalim fitues në disa komuna”, u shpreh kryetari i ASh-së, Arben Taravari.

    “Zënka nuk ka… dua që në fund VLEN të fitojë” – tha Taravari

    Taravari theksoi se brenda koalicionit VLEN nuk ka zënka dhe keqkuptime. Taravari tha se në zgjedhjet lokale dëshiron që koalicioni VLEN të dal me rezultat më të mirë.

    “Jo zënka nuk ka. Keqkuptime nuk ka, por kemi divergjenca të qëndrimeve. Çdoherë kur kam hyrë në një garë kam dashur që të dalim sa më mirë. Përsëri në këtë garë politike në zgjedhjet lokale dua që si koalicion si VLEN të dalim me rezultat më të mirë. Prandaj nuk është me rëndësi përqindja e kandidatëve aspak. Hajde i testojmë emrat, kush janë më të mirë prej atyre vendbanimeve me të cilët mund të fitohet, jam i gatshëm që ASH le të ketë 1 komunë 2 komuna ose hiç komuna. Nuk është kjo me rëndësi. Në fund VLEN të fitojë”, shtoi Taravari.

    Taravari tha se ka parandje se Mexhiti, Gashi dhe Kasami kanë qenë të koordinuar për çdo gjë.

    Taravari: “E kam parandje, intuitë se këtu këto 3 janë të koordinuar për çdo gjë. Edhe unë vij në pozicion të jem gjithmonë 3 me 1. Dmth 75% me 25% për çdo gjë. 3 me 1 me mbi votim, kështu që hipotetikisht unë e kisha bë grupin parlamentar i kam thanë nëse e shihni të arsyeshme.

    TV21: Kur thoni i kam thënë, i keni thënë VLEN-it apo Mickoskit?

    Taravari: Mickoskit, e kemi biseduar sot, mendoj se si ASH do të vazhdojmë.

    Taravari: nuk mund të thuhet se nuk është bërë asgjë, janë disa lëvizje, por përballë kemi pasur një VMRO dhe ZNAM me 64 deputetë

    Spektakël nuk mund të bëhet për 9 muaj, por askush nuk mund të thotë se asgjë nuk është realizuar, kështu shprehet mes tjerash kryetari i ASh.

    Taravari më tej tha se janë bërë lëvizje, por se përballë kanë pasur një VMRO dhe ZNAM që kanë 64 deputetë dhe vlerësoi se asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë Qeveri pa shqiptarët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Hundëmbushti Rama e përmendi Hamasin nga frika e zgjedhjeve të majit!

    Lajmi i rradhës

    Kumanovë, më mirë paguan dëmshpërblim sesa ta zgjidh problemin!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë