Spitali i Kërçovës “në harresë” – 40 vjet pritje dhe miliona të harxhuara kot

    Spitali në Kërçovë i cili nisi të ndërtohet para 40 viteve, nuk do të përfundojë asnjëherë. Ndonëse faza e parë dhe e dytë ishin kryer, megjithatë kryeministri Hristijan Mickoski tha se në vend të tij do të ndërtohet një spital tjetër nga themeli dhe do të jetë në lokacion tjetër. Sipas tij themelet e objektit të tanishëm nuk janë adekuat.

    “Spitali Kërçovës, projekt nga vitet e 90-ta.
    Gazetari: Atë kur ta shohim mendoj se do të festojmë?
    Atë jo atë nuk do ta shihni sepse kur dolëm në terren me njerëzit konstatuan se më mirë të ndërtohet në lokacion tjetër se në atë sepse themelet janë, ndryshe gjithçka tanimë është ndryshe.
    Gazetari: Do të ndërtohet e re? Atë objekt do ta lini ashtu?
    Po! Sepse më shtrenjtë është të ndërtohet, rikonstruohet ai që është lënë ashtu 25 vjet se sa të ndërtohet një i ri”, deklaroi Hrisitijan Mickoski.

    Pyetëm edhe ministrin e shëndetësisë Arben Taravari, i cili ishte optimist se objekti ekzistues mund të përfundojë, megjithatë edhe ai është bindur se më mirë është të ndërtohet një tjetër nga themeli.

    “Po, e vërtetë është, sipas analizave të kompanisë, më shtrenjtë na kushton rikonstruimi i spitalit ekzistues se sa spital i ri, në lokacion të ri, që e sigurojmë pa problem, në tokë shtetërore, mendoj për spitalin në Kërçovë”, deklaroi Arben Taravari.

    Ndryshe ky objekt filloi të ndërtohet në vitet 1985-88 dhe çdo qeveri e re që vinte premtonte përfundimin e tij. Nga atëherë janë investuar miliona euro, të cilat siç duket do të shkojnë dëm. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    ChatGPT dhe “Manuali i djallit”: shkatërrimi mendor i brezave të rinj…

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë