Bullizmi, ekspertët bëjnë apel: të rritet numri i psikologëve për të menaxhuar rastet

    Foto Ilustruese

    Bullizmi mbetet një prej dukurive më shqetësuese për fëmijët dhe adoleshentët të cilët në disa raste arrijnë deri në raste ekstreme të kryerjes së veprave penale apo akte vetëflijimi.

    Fenomeni edhe pse në nivele të larta mbetet i pa trajtuar sa duhet nga institucionet çka sipas sociologëve rrit agresivitetin e tyre duke arritur tek dhuna fizike.  Krahas familjes, psikologët e shkollave konsiderohen aktorët kyçë në edukimin e brezit të ri por sipas sociologut Eriseld Kalemaj këto hallka nuk funksionojnë duke bërë që kjo grupmoshë të gjendet në situata të pamundura për tu menaxhuar.

    Sociologu Kalemaj thotë se zgjidhja e kësaj problematike i takon sistemit arsimor, i cili duhet të shtojë numrin e psikologëve në shkolla dhe të bëjë të mundur që ata të identifikojnë dhe menaxhojë si duhet rastet. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Ronaldo ka zbuluar lojtarin më të mirë që ka parë duke luajtur

    Lajmi i rradhës

    Si t’i lani xhinset pa i dëmtuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë