KF Bashkimi nuk harron si fitohet — rikthehet fuqishëm në Ligën e Parë

    Ekipi i KF Bashkimit ka arritur të shënojë një fitore të jashtëzakonshme në ndeshjen kundër KF Besës së Debërdollit, kështu duke siguruar ngjitjen në Ligën e parë të futbollit vendor pas shumë viteve.

    Kumanovarët gjatë tërë ndeshjes ishin të sigurt në mbrojtje ndërsa në dy raste, në kundërsulme arritën që të shënojnë dy gola, duke siguruar kështu plasmanin në ligën e parë.

    Për Bashkimin ky është një rezultat historik. Ata janë një skuadër me emër në futbollit vendor dhe një klub me traditë dhe tifozë, që në të kaluar ka shkruar histori, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që fiton Kupën e Maqedonisë.

    Kujtojmë se për Besën ky ishte kampionati i parë në Ligën e futbollit në RMV. Nga ana e kryesisë janë bërë shumë investime në ekip, megjithatë përvoja e bëri të veten. Ata e mbyllën sezonin në vendin e 10, ndërsa tani do të duhet që të mbledhin forca dhe të tentojnë rikthimin përsëri në mesin e më të mirëve. /Sportmania/

    Lajmi Paraprak

    Si po e shkatërrojnë qytetarët infrastrukturën rrugore në Tetovë!

    Lajmi i rradhës

    Siljanovska: diplomacia kreative dhe mbështetja austriake, çelësi për integrimin në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë