PRONAT FETARE NË RMV NËN THJERRË

    <Rrjeti Ballkanik i Reporterëve Investigativ (BIRN) ka publikuar një bazë të re të dhënash, “Pronat fetare nën thjerrë”, e cila për herë të parë ofron informacion mbi pronën e dy bashkësive më të mëdha fetare në vend – Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit (KOM-KO) dhe Bashkësisë Fetare Islame (BFI), pasi kjo pronë është e regjistruar në kadastrën maqedonase, përcjell Nistori.

    Baza e të dhënave përmban 14,757 prona në pronësi të KOM-KO-së, kishave individuale ose dioqezave të saj, si dhe 5,363 prona të tjera që janë të regjistruara në kadastër si prona në pronësi të BFI-së, myftinjve të saj ose xhamive lokale.

    Gjetjet kryesore nga baza e të dhënave:

    – KOM-KO ka 101 kilometra katrorë pronë, ndërsa BFI ka 13 kilometra katrorë.
    – MKOM-KO zotëron rreth një të tretën e malit Galiçicë dhe pjesë të mëdha të anës maqedonase të Jabllanicës, ndërsa toka më e madhe e BFI-së është në shpatin jugor të Vodnos.
    – Mbi 80% e pronave të KOM-KO janë pyje, livadhe dhe kullota, ose rreth 8,100 hektarë, ndërsa BFI ka 3,200 hektarë pyje.
    – KOM-KO ka gjithashtu 1,300 hektarë tokë bujqësore, ndërsa BFI ka 1,700 hektarë.
    – Hapësira banesore në pronësi të KOM-KO arrin në rreth 140,000 m²,  ndërsa në BFI mbi 37,000 m², duke përfshirë hapësirat banesore në ndërtesa të reja në Shkup, Manastir, Tetovë dhe qytete të tjera.
    – Kisha ka ambiente afariste në pazaret e Shkupit, Manastirit, Ohrit dhe Prilepit, ndërsa BFI menaxhon tregun në Dibër, një kompleks tregtar në Gostivar dhe ambiente në Strugë, Tetovë dhe Manastir.
    – KOM-KO zotëron hotelet “Izgrev” dhe “Biser” në Liqenin e Ohrit, ndërsa BFI ka një apartament në hotelin “Park Lakeside” në Ohër.

    Baza e të dhënave “Pronat fetare nën thjerrë” është e disponueshme publikisht dhe synon të inkurajojë transparencën dhe ndërgjegjësimin publik për fushëveprimin dhe strukturën e pronës së institucioneve fetare në vend.

    Lajmi Paraprak

    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet ‘Rezervat i Biosferës’

    Lajmi i rradhës

    Gjuha frënge do të mësohet në RMV në shkollat ku ka interes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë