Gjuha frënge do të mësohet në RMV në shkollat ku ka interes

    Njëzet e pesë shkolla fillore do të kenë mundësinë të fusin frëngjishten si lëndë zgjedhore në klasën e pestë vitin e ardhshëm shkollor, nëse nxënësit janë të interesuar ta mësojnë atë. Kjo është parashikuar në aneksin e memorandumit të bashkëpunimit midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ambasadës Franceze, i cili u nënshkrua sot nga ministrja Vesna Janevska dhe ambasadori Christophe Le Rigolaire.

    Për ministren Janevska, thellimi i bashkëpunimit për promovim më të madh të studimit të gjuhës frënge dhe përmirësimin e mësimdhënies së gjuhës frënge në sistemin arsimor vendas është një konfirmim i miqësisë midis dy vendeve, e cila vazhdon të zhvillohet.

    “Ne mbështesim mësimin e frëngjishtes, duke pasur parasysh se është ndër gjuhët më të përdorura në botën globale, si dhe faktin se jemi një qeveri që inkurajon diversitetin gjuhësor. Përfitimet e njohjes së gjuhëve të tjera përveç gjuhës amtare janë të shumëfishta. Kjo lejon ndërtimin e urave midis popujve dhe kulturave, dhe aftësitë gjuhësore janë sot një faktor thelbësor për performancë të suksesshme në tregun e punës, ashtu si edhe aftësitë dixhitale”, tha Janevska.

    Ministrja shtoi se të rinjtë nga Maqedonia që e zotërojnë gjuhën frënge do të kenë mundësinë, përmes komunikimit, për afirmim më të madh të identitetit, gjuhës, historisë dhe trashëgimisë kulturore maqedonase.

    Lajmi Paraprak

    PRONAT FETARE NË RMV NËN THJERRË

    Lajmi i rradhës

    U shkarkua gjykatësi i Apelit Enver Bexheti, i përfshirë në listën e zezë nga ShBA

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë