Qeveria të shkarkojë drejtorët e Fondit që “poshtërojnë” shqiptarët

    Urim Hasipi

    Të japësh mendim negativ për punësim në spital, në këtë rast, për 155 infermiere dhe personel mjekësor në Spitalin Klinik të Tetovës është shovenizëm i llojit të vet dhe i motivuar në baza etnike.

    Nuk ka sqarim tjetër refuzimi në mënyrë arogante i drejtorëve të Fondit Shëndetësor bazuar në kërkesën e Spitalit Klinik të Tetovës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë që të jepen vendime të përhershme për këtë personel mjekësor.

    Qasja e këtillë vjen në një moment kur diskriminimi etnik tashmë është bërë “modë” dhe praktikë e kësaj qeverie. Patriotizmi i rrejshëm i kësaj garniture qeveritare ka vetëm një adresë, edhe atë të sulmojë shqiptarët. Nuk ka sqarim tjetër. Absurditeti shkon përtej mendimit logjik. Në kohën kur nga vendi ikin mjekët dhe infermieret, në Maqedoni nuk punoësohen, refuzohen të kyçen në spital ata që kanë përvojë pune deri në dhjetë vite.

    Statistikat tregojnë se në spitale mungojnë 6 mijë infermiere, ose qytetarëve për të marrë shërbime më cilësore u mungon personeli mjekësor, edhe pse paguajnë për këtë shërbim. Prandaj, nuk mund të mendohet ndryshe, që të thuash JO punësimit për kuadro që tashmë punojnë përpos se pjesa dërmuese janë shqiptare.

    Në cilësinë e zëvendëskryeministrit, Izet Mexhiti duhet që kërkojë shkarkimin e këtyre dy drejtorëve maqedonas dhe të paktën njëri të jetë shqiptar dhe në të ardhmen kjo praktikë e përgjigjes “NE” të ndërpritet,përndryshe, nuk ka logjikë qëndrimi në qeveri. Fundja, punësimi duhet të jetë në bazë të nevojave dhe nuk duhet të merret leje nga fondi sepse qytetarët e Tetovës, pa asnjë dallim etnik paguajmë tatime në këtë shtet dhe interesi ynë që në spital të kemi shërbime cilësore.

    Këta dy drejtorë me qasje anti-shqiptare jam i bindur se këtë veprim nuk e kanë marrë kokë në vete ose se u është kujtuar aty për aty. Kjo është qasja e kësaj qeverie e cila fatkeqësisht ka një zëvendëskryeministër që nuk pyetet për asgjë, sepse të jesh ulur në karrigen e qeverisë dhe mos kesh fuqi të vendimarrjes është dobësi.

    Është dobësi se dita-ditës, kjo qasje vërehet qartazi se lufta kundër BDI-së është maskë për të sulmuar shqiptarët. Sepse, një infermiere nuk ka qenë bartëse e ndonjë funksioni të lartë politik dhe të jetë fajtore për politikën e BDI-së në të kaluarën.

    Sulmoni BDI-në sa të doni, kjo është edhe normale në rrethana politika, por mos i sulmoni ata që punojnë ditë e natë dhe kujdesen për shëndetin e qytetarëve. Aty në vendimin e fondit nuk thuhet “japim mendim negativ për BDI-në”, por jepet mendim negativ për punsimin e infermiereve. Këtë dallim ne dijmë të bëjmë por do të duhet që shqiptarët të vetëdijësohen dhe mos lejojnë që dikush i lindur në Shkup të vendos për fatin dhe punësimet në Tetovë.

    Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor i lindur në Shkup, vendos me një “JO”, për ata që duhet të shërojnë qytetarët e Tetovës.

    Kjo, nuk është as racizëm, as fashizëm, as shovenizëm, as fyerje, as nënçmim, as degradim, por është “masakrim” i shqiptarëve. Atij, duhet edhe rroga ti ndalet ose prej rrogës t’i hiqet 30 përqind, as sa paguajnë tatim shqiptarët në këtë shtet. Pra, nuk mund të ushqehesh me paratë e shqiptarëve dhe të poshtërosh shqiptarët. Kjo nuk duhet të tolerohet.

    *Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Jo të gjithë kanë luksin të pushojnë nga vapa

    Lajmi i rradhës

    OJQ-të: jemi detyruar të shndërrohemi në parti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë