Umrah – Arabia Saudite do të lejojë hyrjen e pelegrinëve të huaj të cilët janë të vaksinuar

    Arabia Saudite do të fillojë të pranojë vizitorë të huaj të vaksinuar në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës, si pjesë e pelegrinazhit të Umrah-s.

    Sipas BBC autoritetet do të fillojnë të marrin kërkesat e udhëtimit nga e hëna.

    Mbretëria mbylli kufijtë e saj rreth 18 muaj më parë për shkak të pandemisë së Covid-19. Që nga 1 gushti, turistët e huaj të vaksinuar lejohen gjithashtu.

    Muajin e kaluar, vetëm rreth 60 mijë banorë të vaksinuar u lejuan të marrin pjesë në Haxhxh.

    Haxhi është një pelegrinazh në Mekë që myslimanët me mundësi, duhet ta kryejnë të paktën një herë në jetën e tyre. Haxhi zhvillohet në një kohë të caktuar të vitit; në vitin 2022, do të zgjasë nga data 7 deri më 12 korrik.

    Pelegrinazhi i Umrah-s përfshin Medinën si dhe Mekën. Mund të ndërmerret në çdo kohë të vitit dhe tërheq miliona njerëz nga e gjithë bota.

    Arabia Saudite fillimisht do të lejojë 60 mijë pelegrinë të kryejnë pelegrinazhin çdo muaj, duke rritur gradualisht numrin për të arritur në dy milionë njerëz në muaj, thotë Agjencia shtetërore Saudite e Shtypit (SPA).

    Lajmi Paraprak

    Tetova mbytet në mbeturina | “Zonja Arifi, mos i ofendoni tetovarët sapo e ndjeni erën e humbjes”

    Lajmi i rradhës

    Feministja marokene nxjerr romanin e parë historik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë